E Diel, 1 Nëntor 2026

Doris Pack Opozita po i ben bllokade integrimit te Shqiperise

02-11-2010 / Gazeta 55

Nje mike e madhe e shqiptareve si eurodeputetja Doris Pack flet hapur per demin qe po i shkakton procesit te integrimit kursi bojkotues i Edvin Rames dhe ne nje interviste televizive ben thirrje qe opozita te heqe dore nga loja e keqe dhe kryetari i saj te ulet ne tryezen e reformes zgjedhore

Eurodeputetja Doris Pack i ben thirrje opozites shqiptare te ulet ne tryeze me poziten per kodin e ri zgjedhor dhe e fajeson hapur ate qe smerr pjese ne disa vendime te rendesishme ne mbrojtje te interesave te qytetareve sic ishte rasti i votimit te ligjit per Gjykaten Administrative.
Keshtu ka deklaruar nga Brukseli Eurodeputetja Doris Pack duke iu referuar situates politike ne Shqiperi. Ajo vlereson se eshte e paprecedente sjellja e opozites por se kjo e identifikon ate si force kunder integrimit te vendit.
Zgjedhjet e fundit kane qene me te mirat deri tani. ODHIRi e deklaroi kete te gjithe e deklaruan kete duke perfshire edhe komisioneret socialiste shqiptare. Por sapo u formua qeveria lideri i opozites filloi te kontenstonte zgjedhjet deri sot duke thene se duhen hapur kutite e votimit pasi zgjedhjet nuk ishin te ndershme. Kjo eshte nje loje e keqe. Nese lideri i opozites dhe opozita jane vertet te interesuar per zgjedhje te ndershme atehere le te ulen ne nje tryeze. Pashe rastin e votimit per gjykaten administrative qe lidhet me fondin e SHBA-ve dhe mendoj se eshte e turpshme dhe per opzoiten shqiptare qe smerr pjese ne disa vendime ne mbrojtje te interesave te qytetareve shqiptare deklaroi eurodeputetja Pack.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›