Meta ne Komitetin Drejtues te LSI Votimi elektronik transparent dhe i sakte
Anëtarët e sapo zgjedhur të Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Konventën e fundit Zgjedhore, votojnë për në mënyrë elektronike për zgjedhjen e Kryetarit të këtij forumi dhe kryesinë e partisë. Kryetari Ilir Meta, është shprehur se ky votim garanton transparencë dhe saktësi.
Zoti Meta gjatë kësaj mbledhjeje, nuk ka lënë pa prekur edhe kremtimet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Ai ka vlerësuar si të papranueshme festimet paralele, pasi duhet të përcillet një mesazh i fortë uniteti.
Kjo deklaratë e zotit Meta, vjen një ditë pasi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi se ai dhe forca politike që drejton, do të festojnë pavarësinë në qytetin e Vlorës.