E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet argjendaria, policia arreston dy autorët

Motori i braktisur nga dy grabitësit

TIRANE-  Persona të maskuar kanë vjedhur një argjendari në zonën e “Selvisë”, në kryeqytet.

Ngjarja është raportuar në mesditën e sotme, ndërkohë që pas vetëm 45 minutash është bërë i mundur arrestimi në Domje i autorëve të dyshuar, Redi Donrolli, 27 vjeç lindur në Shkodër, i proceduar për vrasje dhe arratisur nga burgu dhe Klodian Martini, 28 vjeç lindur e banues Dibër.

Dy te arrestuarit nga policia

Sipas policisë, dy autorët kanë hipur në një motor dhe janë larguar në drejtim të autostradës duke u drejtuar në rrugë dytësore. Argjendaria ishte pronë e vajzës së Rrapo Sinanajt, vrarë një vit më parë nga Viktor Gushi.

Në vend ka ndërhyrë policia private që kishte në ruajtje argjendarinë dhe mes tyre e grabitësve ka pasur përleshje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›