E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD kerkon heqjen e imunitetit te deputetit Ilir Beqja


Partia Demokratike ka kerkuar sot heqjen e imunitetit te deputetit te Partise Socialiste Ilir Beqja. Kerkesa per heqjen e mandatit eshte depozituar sot ne kryesine e Kuvendit.

Sipas Partise Demokratike deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja eshte i perfshire ne konflikt interesi pasi kompania e tij ka marre pjese ne nje tender per sistemin elektronik ne vitin 2009 ne Durres.

Gjithashtu PD-ja thekson se deputeti socialist Beqja ka shkelur nenin 70 dhe 71 te Kushtetutes qe thekson Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›