E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kërkon interpelancë me Spahiun, në fokus krijimi i Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë urgjente në Kuvend me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, lidhur me krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore dhe situatën në shërbimin onkologjik.

Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët e PD-së argumentojnë se krijimi i operatorit të ri është bërë pa transparencë dhe ngre pikëpyetje për funksionimin, kontrollin dhe llogaridhënien e tij.

Opozita shpreh gjithashtu shqetësimin për mbivendosjen e kompetencave me institucionet ekzistuese të sistemit shëndetësor, ndërsa kërkon shpjegime për menaxhimin e fondeve dhe funksionimin e strukturës së re.

Në kërkesë, PD ndalet edhe te situata në shërbimin onkologjik, duke ngritur shqetësimin për mungesën e pajisjeve të rëndësishme, përfshirë PET/CT skanerin, akseleratorët dhe pajisjet për brakiterapi, që sipas saj vështirësojnë diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të pacientëve.

1 nga 3

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›