PD kërkon përgjigje për gjashtë pyetje nga Edi Rama

Tiranë, 29 maj, NOA - Kur ende nuk janë bërë publike rezultatet e negociatave me ndërkombëtarët, Partia Demokratike kërkon nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama që të sqarojë opinionin në lidhje me tolerimet që i janë bërë për zgjidhjen e krizës.
Në formën e pyetjeve retorike, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka renditur të paktën gjashtë çështje, të cilët tregojnë për tolerimet e mahzorancës në lidhje me hetimin e zgjedhjeve, por edhe për ato që PD-ja i cilëson si shkelje të ligjit.
Duke ju referuar konferencës së bërë dy ditë më parë nga Rama, zëdhënësja e PD-së, Mëhilli deklaron se mazhoranca nuk ka asnjë të drejtë të marrë pjesë në komisionin për hetimin e zgjedhjeve të cilat u certifikuan nga ndërkombëtarët.
Cila Kushtetutë dhe cili ligj detyron Qeverinë dhe mazhorancën e saj të marrë pjesë në një Komision Parlamentar Hetimor për zgjedhje të cilat janë certifikuar si zgjedhje që plotësuan standardet kryesore të OSBE ODIHR-it dhe në të cilat nuk pati asnjë provë për manipulim të rezultatit apo numërim të parregullt?, deklaron sot Mëhilli
Duke u ndalur në deklaratën e Ramës, se opozita nuk ka nevojë për hapësira, Mëhilli i kërkon përgjigje Ramës se në cilën Kushtetutë apo cilin ligj të vendit bazon kërkesën për të patur shumicën në Komisionin Hetimor Parlamentar ndërkohë që ligji për Komisionet Hetimore Parlamentare i miratuar nga qeveria e Partisë Socialiste përcakton se përbërja e këtyre komisioneve duhet të jetë proporcionale me përbërjen e Parlamentit?
Mëhilli kërkon nga kreu i PD-së që tu thotë shqiptarëve se në cilin ligj apo Kushtetutë e bazon kërkesën e tij për të patur shumicën por dhe kryetarin e Komisionit Hetimor Parlamentar ndërkohë që ligji për Komisionet Hetimore Parlamentare i miratuar nga shumica socialiste në pushtet i njeh atij të drejtën vetëm për kryetarin, por jo për shumicën?
Një çështje tjetër mbi të cilën mazhoranca kërkon përgjigje nga Kryetari i PS-së është dhe e drejta që i është dhënë opozitës për të hartuar Kodin e ri Zgjedhor.
Në cilën Kushtetutë apo ligj të vendit ekziston e shkruajtur se zoti Rama ka të drejtën ekskluzive të hartimit të të gjitha amendamenteve për rekomandimet e OSBE ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme?, u shpreh Mëhilli.
Ndërsa një çështje tjetër e papranueshme për mazhorancën është dhe deklarata e kreut të PS-së pse nuk njeh nenet e Kodit Zgjedhor aktual. Dhe së fundmi në cilën Kushtetutë apo ligj të vendit garantohet hapësira e zotit Rama për të shpallur publikisht se nuk njeh pikën 6 të nenit 178 të Kodit Elektoral të votuar me konsensualitet më shumë se çdo Kushtetutë apo ligj tjetër në këtë vend?, deklari Mëhilli.
Por pyetjeve të mazhorancës për Kryetarin e PS-së u është shtuar dhe një tjetër që ka të bëjnë me liberalizimin e vizave.
Pyetjes mbi letrën e Ramës për Presidentin e Ke, Barroso, Mëhilli i është përgjigjur me një tjetër pyetje. A mund ti shtroni një pyetje zotit Rama se çfarë e pengoi atë që ta shkruante letrën një apo dy ditë më përpara se të merrej vendimi por e shkruajti atë mbasi u morr vendimi?, u shpreh ajo.
Duke u ndalur në situatën politike, Mëhilli u shpreh se Partia Demokratike i bën të qartë Edvin Kristaq Ramës se qëndrimi i tij ndaj ligjeve është qëndrimi tipik i bllokmenëve të rinj që në trashëgiminë e etërve të tyre e konsiderojnë veten mbi ligjet, mbi Kushtetutën, mbi Gjykatat.
Ajo ka përfunduar duke thënë se shteti ligjor do predominojë mbi këtë psikologji totalitare dhe në rast se ai ofertat e qeverisë i konverton si një mandat për të ngritur veten mbi ligjet atëherë do të përballet me to.
m.xh/NOA.
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")