Topalli-Basha, në garë me akuza kundër PS
“Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha, po shfaqin ekstazat e një entuziazmi të pajustifikuar mbi propozimin për liberalizimin e vizave, kur sot kanë ditën e tyre, ata, Sali Berisha dhe e gjithë mazhoranca, të kërkojnë falje publike pse nuk kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara duke e lënë Shqipërinë dhe shqiptarët të fundit në Ballkan edhe për një kohë të pacaktuar”. Ky ishte konstatimi që bëri dje deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri. Sipas tij, spikerja më abuzive e Parlamentit në shërbim të manipulimit dhe korrupsionit parlamentar me përgjegjësi kryesore për cenimin e demokracisë parlamentare dhe shtetit ligjor, si dhe Lulzim Basha, ministri më i kërkuar nga drejtësia për vjedhjen korruptive të pasurisë publike, filluan të shfaqen mburravecë para kamerave.
#