Basha: Letra e Ramës, shfajësim i panevojshëm
Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha, e cilësoi lajm të shumëpritur dhe premtim të mbajtur të qeverisë “Berisha”, propozimin pozitiv të Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Vlerësimet ishin pjesë e fjalës së mbajtur nga ministri Basha para studentëve të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, në forumin “Shqipëria drejt BE, hapja e kufijve për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve”, organizuar nga France Cooperation Internacionale dhe AFP Foundation. Duke iu referuar vendimit për liberalizimin, Basha tha se “më vjen keq, por letrën e zotit Rama drejtuar kryekomisionerit Barroso, orë pasi komisioni kishte mbaruar punë me propozimin për liberalizimin e vizave, e shikoj si një shfajësim të panevojshëm të zotit Rama”.
#