E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta, sherri shtyn ndryshimet

Rozeta Rapushi

Komisioni parlamentar i Ligjeve nuk mundi te miratoje dje ndryshimet ne Kushtetute per reformen zgjedhore, per shkak te debateve te ashpra e kundershtimet nga partite e vogla politike. Propozimet qe kane marre bekimin e PD-PS do te diskutohen serish javen e ardhshme, pasi te jene shqyrtuar edhe nga forcat e tjera politike, te cilat pritet te sjellin sugjerimet e tyre.

Ashtu sic pritej, kreret e partive te vogla, me gjuhe te ashper, akuzuan se ndryshimet ne Kushtetute me konsensusin e PD-PS jane nje atentat qe po i behet ligjit dhe masaker kushtetuese. "Kastriot Islami eshte autori i kesaj masakre qe po tentohet te behet me zgjedhjet. Kjo qe ju po beni verteton vetem marreveshjen qe ne gjithnje kemi denuar mes Rames e Berishes. Eshte nje atentat kunder Kushtetutes", akuzoi deputeti i LSI-se, Spartak Braho, i cili ka akuzuar se me kete sistem pragu shkon nga 4 deri ne 30 per qind dhe partite e vogla dalin jashte politikes, duke mbetur vetem dy partite e medha. Ndersa kryetari i PAD-se, Neritan Ceka, tha se me metoda te tilla, komisioni i posacem per reformen zgjedhore, del jashte loje. "Cfare do te behet ne komision, kur iniciativa te tilla ndermerren ketu", tha Ceka. Po keshtu edhe republikani Arian Madhi kerkoi qe partite politike te gjitha se bashku te diskutojne per reformen ne komisionin e posacem, jo ne komisione te tjera ne menyre te njeanshme. Debatet e kundershtimet e shumta e shtyne serish mbledhjen e djeshme per javen e ardhshme, ku dhe te vegjlit premtojne se do te sjellin propozimet e tyre. Te gjithe se bashku deklaruan voten kunder paktit PD-PS per zgjedhjet, duke e quajtur nje forme qe synon t'i perjashtoje nga Parlamenti.

PD-PS depozituan dje nje draft te perbashket me propozime per ndryshimin e Kushtetutes. Ndryshe nga varianti i pare, dy forcat politike kete here kerkojne qe te ndryshojne 3 nene ne Kushtetute. Nenin 64, per te saktesuar ne ligjin themeltar qe Kuvendi do te perbehet nga 140 deputete te zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shume-emerore. Dy partite kerkojne te nderhyjne dhe ne nenin 65, per te shtuar dhe fiksuar ne Kushtetute mandatin e Kuvendit. "Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e pare te tij. Zgjedhjet per Kuvendin e ri zhvillohen ne periudhen zgjedhore me te afert me te njejten date te te njejtit muaj te vitit te katert me daten e mbledhjes se Kuvendit", thuhej ne draftin e PD-PS. Po keshtu, u sugjerua qe te sanksionohet ne Kushtetute se ne rast shperndarjeje te Kuvendit para perfundimit te mandatit te plote, zgjedhjet thirren jo me vone se 45 dite pas shperndarjes. Si dhe u kerkua qe ne kushtetute te percaktohet se Kuvendi nuk mund te nxjerre ligje gjate periudhes 60 dite para mbarimit te mandatit te tij, deri ne mbledhjen e pare te Kuvendit te ri, me perjashtim te rasteve te vendosjes se masave te jashtezakonshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›