E Diel, 1 Nëntor 2026

PD konfirmohet si partia fituese nga sondazhi i tretë i Qendrës “Gani Bobi”

Sondazhi i tretë i Qendrës humanistike që në 2005 parashikoi saktë rezultatin e zgjedhjeve, konfirmon epërsinë e Partisë Demokratike. Sipas anketave të 1029 vetave, PD fiton rreth 47 %, kurse PS 42 %

TIRANE - Sondazhi i tretë radhazi i zhvilluar nga Qendra e studimeve “Gani Bobi”, rikonfirmon edhe njëherë se Partia Demokratike mbetet forca e parë politike që votohet në masë nga elektorati, duke lënë përsëri pas, për të tretën herë radhazi, rivalen direkte, Partinë Socialiste. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në javën e tretë të muajit prill, sipas të dhënave të nxjerra nga anketat e realizuara në 12 qarqet e vendit, Partia Demokratike do të ishte fituese me 46.6 % të votave, ku përllogaritur në mandate deputetësh, PD siguron 67 deputetë, me një rritje prej 1% krahasuar me sondazhin paraardhës të periudhës shkurt-mars (45.6 të votave). Partia Socialiste gëzon mbështetje me 42.1 %, me 61 mandate deputetësh, duke mos lëvizur nga pozitat e saj, nga ato të sondazhit paraardhës të periudhës shkurt-mars (42.5%).
Kësisoj, rikonfirmohet edhe njëherë prirja e sondazhit për një mbështetje akoma më të gjërë të kursit reformator të kabinetit “Berisha”. Me shpalljen e konfigurimeve të koalicionit zgjedhor, me një numër të madh aleatësh, prirja e elektoratit për të votëbesuar Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj, është akoma edhe më i mundshëm, për një rritje akoma më serioze deri në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.
Përsa u takon partive të tjera, Lëvizja Socialiste për Integrim, renditet e treta, me 6.2% të mbështetjes,  G 99 me 2.9 % dhe të tjerat me 2.2 %, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në periudhën prill-maj.  
Të gjitha anketat e sondazhit të Qendrës “Gani Bobi”, janë zhvilluar në terren, të drejtpërdrejta, me 1050 anketa të programuara, ndërkohë që 1029 janë realizuar.
Përqindja e popullsisë në rang qarku përcakton dhe numrin e anketave në një qark.

 
Perceptimi i elektoratit për problemet kryesore

Ekonomia -37.7 %
Punësimi -24.3 %
Korrupsioni -11.5 %
Standardi jetësor -5.3 %
Taksat -2.6 %
Pagat -2.2 %
Krimi -1.9 %

Standardi i jetesës, gjatë katër viteve nën perceptimin e të anketuarve

Më i mirë -35.4 %
I njëjtë -24.7 %
Më i keq -36.4 %
Pa përgjigje -0.8 %

Ndikimi politik nga anëtarësimi në NATO

Ka ndikuar-17.3 %
Nuk ka ndikuar-62.6%
Neutralë-20%

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›