E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi parlamentar: Të anullohen 59 lejet e ndërtimit që Edvini i ka dhënë Alban Eftimit dhe klanit Shamku-Shkreli

TIRANE - Padia penale për shkeljet flagrante të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, më dhënien e lejeve të ndërtimit në Prokurorinë e Përgjithshme do të shoqërohet edhe me kërkesën që deputetët e komisionit hetimor do t’i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë për të anuluar 59 lejet e ndërtimit të dhëna nga kryebashkiaku i Tiranës gjatë vitit të kaluar. Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri, në cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni tha dje në një komunikim me mediat se do të ndiqet rruga ligjore, për te pezulluar vlefshmërinë e këtyre lejeve.
“Komisioni hetimor do ti propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që këto leje ndërtimi të anulohen. Ne si komision hetimor kemi bindjen se atje ku institucioni paralizohet nga korrupsioni, atje ku individi vihet krejtësisht në shërbim të interesave të korrupsionit, atje Kuvendi i Shqipërisë, atje sovrani duhet të ndërhyjë. Komisioni hetimor me 59 lejet e ndërtimit që Edi Rama ka dhënë vetëm në 5 mbledhjet e fundit për dy anëtarët e tij të KRT-së, komisioni hetimor ka provuar, ka certifikuar se Edi Rama punon sipas parimit se nëse do leje ndërtimi, lidhu me Alban Eftimin, pago te Alban Eftimi dhe e merr lejen e ndërtimit për 3 minuta”,  tha Xhaferri.
Kanë mjaftuar pak seanca që komisioni hetimor i ngritur për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga bashkia e Tiranës që nga shkurti i vitit 2008 e deri në mbledhjen e fundit të KRRT-s,  të zbardhë “gropën e zezë” të korrupsionit në njësinë më të madhe vendore në Shqipëri. Raporti i hetimit për dhënien e lejeve të nderimit vetëm dy personave do të jetë i përbërë nga 3 pjesë. Pjesa e parë do të përmbajë argumente mbi ligjshmërinë e komisionit, pasi opozita ka ngritur propozime mbi kushtetutshmërinë e tij. Pjesa e dytë do të përbëhet nga objekti i hetimit, ndërsa e treta do të paraqesë abuzimet e bëra me lejet e ndërtimit dhe kostot financiare. Komisioni hetimor zbuloi se në 5 mbledhjet e mbajtura të KRRT-s së bashkisë së Tiranës gjatë 2 viteve të fundit, 43 leje ndërtimi i ka marrë Atelier 4 e Alban Eftimit, ndërsa 16 leje ndërtimi i ka marre Artan Shkreli.
Sipas komisionit hetimor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, janë konstatuar shkelje të mëdha në çdo mbledhje që ka mbajtur Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) gjatë viteve 2008-2009, ndërkohë ekspertët e komisionit janë në punë e sipër duke përgatitur raportin përfundimtar mbi abuzimin dhe koston financiare.
Në pjesën e parë të raportit do të argumentohet legjitimiteti i komisionit hetimor, meqenëse janë ngritur pretendime nga opozita aktuale lidhur me kushtetutshmërinë e komisionit hetimor, i cili sipas tyre nuk mund të mbahet në 4- mujorin e fundit e zgjedhjeve.
Pjesa e dytë e raportit që pritet që paraqitet shumë shpejt për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, do të përmbajë objektin e hetimi, ku siç dihet çdo dy fjali do të përmbajnë emrat e Alban Eftimiut dhe të Edi Ramës. Ndërsa pjesa e 3-të dhe përfundimtare e raportit do të përmbajë të detajuara shkeljet e konstatuara me lejet e ndërtimit, metrat katrore dhe koston financiare, pasi në total janë dhënë rreth 60 leje ndërtimi të dominuar nga 2 individë.
Deputeti demokrat, Aldo Bumçi deklaroi në mbledhjen e fundit të këtij komisioni se monopolizimi i lejeve të KRRT-s ka shkaktuar falimentimin e shumë firmave të ndërtimi çka ka bërë që të prishen shumë kontrata midis firmave ndërtuese dhe pronarëve, pasi lejet janë dhënë sipas preferencave për ndërtuesit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›