PD mbyll fushatën në Gjirokastër, Berisha: Me shokun mavi janë 3 vlera që na ndajnë
GJIROKASTER-Partia Demokratike mbajti sot në qytetin Gjirokastrës mitingun përmbyllës së fushatës zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Në fjalën e tij përmbyllëse, kryeministri Sali Berisha tha se me kundërshtarin politik vecohet për shkak të 3 gjërave. Sipas kryeministrit, Rama ishte kundër integrimit, kundër vlerave familjare dhe kundër punës.
“Të dashur banorë, këtu Edi Rama u mor gjatë me Sali Berishën, unë nuk ka ndër mend të merrem me të, por para cdonjërit prej jush këtu, para cdo burri e gruaje do i them 3 gjëra.
Së pari, Edi Rama dëgjo, me qytetarët e këtij sheshi, shqiptarët, grekë, vllehër, romë të cfarëdo kombësie të jenë më bashkon një ideal i madh, ideali i integrimit evropian, së bashku me ta kemi vendosur firma të mëdha në akte madhore të integrimit të Shqipërisë, ndërsa ti ke bërë gjithçka për të shkelmuar këtë interes jetik të shqiptarëve.
E dyta, Edi Rama, me këto gra e burra të këtij shteti, me banorë të Gjirokastrës, shqiptarë kudo janë më bashkon dhe lidh besimi tek një vlerë e madhe, tek vlera e familjes sime e familjes shqiptare, që është për mua, për cdo shqiptar, një burim i pashtershëm burim frymëzimi force për të cuar përpara kauzën e drejtë për të bërë gjithçka për vehte dhe shqiptarët. Ndërsa ti shoku mavi ke një rekord, shumë të vecantë, mund të flasësh shumë por e vërteta është se për familjen, ata që ndërrojnë gratë për vota e shtetësira e kanë të vështirë të bindin të tjerët. Së treti, Edi Rama me këta gra e burra këtu, të rinj e të moshuar, të lodhur e të fuqishëm, më bashkon një tjetër vlerë e madhe. Kemi vite që së bashku punojmë për biznese të mëdha, për ujësjellësa më shumë , për shkolla moderne, rroga, infrastrukturë, kurse ti 365 ditë të vitit, 207 ditë nuk ke dalë ndonjëherë në zyrën e punës. Prandaj përpiqesh të ndjellësh vrer, zhgënjim, dëshpërim, të psiqizmit tënd por jo nuk e bën dot ndaj nesh”, u shpreh Berisha.
Berisha deklaroi gjatë mitingut përmbyllës të fushës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit se vjen nga nje inaugurim i madh qe kreu ne Elbasan, te nje vepre madheshtore.
"Sot unë kam kënaqësinë e madhe se kam inauguruar një nga kryeveprat e infrastrukturës, tunelin Tiranë – Elbasan dhe autostradën. Sot, për herë të parë në jetën time, kam ardhur nga Elbasani në Levan për një orë e 4 minuta".
"Ky është vetëm fillimi, pasi rrugë të reja janë në proces ndërtimi, ndërsa rruga Levan -Memaliaj do të hapet shumë shpejt dhe në rrugën Memaliaj-Tepelenë po punohet me ritme të përshpejtuara", tha Berisha duke sjellë në vëmendje se me Partinë Demokratike Shqipëria do të ecë përpara drejt dijes bashkëkohore, me shkolla të reja, cerdhe dhe universitete.
"Mesazhi i fitores më të thellë në 23 qershor ndihet kudo, pasi ju do të votoni për vazhdimin e projekteve, rritjen e e punësimit, rrogave dhe pensioneve. Në këto pak vite reformat që ndërmorëm bënë që Shqipëria të ruajë ritmet e rritjes ekonomike dhe në 4 vitet që vijnë me uljen e taksave dhe 3- fishimin e granteve për bujqësinë, ftesën për emigranët që të vijnë e të investojnë për 5 vjet pa asnjë detyrim tatimor, do ta kthejnë vendin në nivelet më të larta të zhvillimit", deklaroi Berisha.
"Çdo votë e juaja është krenari e madhe për ne, është detyrim madhor për ne, për të vazhduar sëbashku projektet për Shqipërinë e zhvilluar atë", u shpreh ai.
RULI: RILINDJA NUK MUND TE BLEJË VOTËN E POPULLIT
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike (PD) për qarkun e Gjirokastrës, Genc Ruli, u shpreh të dielën mbasdite në mitingun përmbyllës elektoral të PD, se "përpjekjet e rilindjes për ta blerë votën e 23 qershorit janë të pashpresa".
Sipas tij, për 8 vjet programi i Partisë Demokratike u prezantoi shqiptarëve premtime të realizuara duke sjellë një realitet të prekshëm nga të të gjithë, programin e qeverisë demokratike, si programin më të besueshëm që realizon premtimet për popullin e tij.
Gjatë fjalë së tij, Ruli tha se, "programi i PD-së do të jetë gjithnjë pranë probleme tuaja, ndonëse kemi bërë shumë në këto 4-vite, por akoma më shumë do të bëjmë në mandatin e ardhshëm, pasi programi ynë është ai për km të reja autostrada, lëvizje të lirë, taksa të ulta dhe për më shumë mirëqënie për të gjithë".
(d.b/BalkanWeb)