Thaçi në Wachau në Austri, i shtrëngon dorën Dacic-FOTO

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic kanë shtrënguar duart, të dielën gjatë "European Forum 2013" që po zhvillohet në një manastir të Wachau’t të Austrisë.
Ky është cilësuar si një akt historik nga Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger.
Kryeministri i Republikës së Kosovês, Hashim Thaçi mori pjesë në Konferencën vjetore të Forumit Evropian të Whachau -ut, që sivjet ka temën aktuale " Përtej krizës - konturat e një Evrope të Re".
Kryeministri Thaçi, sot në ditën e dytë të punimeve, mbajti një fjalë rasti për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. "Unë jam i bindur se në muajt e fundit ishim dëshmitarë të një kthese të vërtetë", tha ai, duke shtuar se, "si kryeministër i Kosovës në emër të qytetarëve të Kosovës e kam dëshmuar se ne jemi të gatshëm të lëvizim përpara dhe të hapim kapitullin e ri - atë të paqes dhe të bashkëpunimit reciprok".
Për pjesëmarrjen e Thaçit e Daçiçit në këtë Forum njoftojnë mediat në Prishtinë dhe në Beograd. Bëhet e ditur se, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç, sërish kanë shtrënguar duart, të dielën gjatë European Forum 2013, që po zhvillohet në një manastir të Wachau’t të Austrisë.
Sipas Express, ky është cilësuar si një akt historik nga organizuesi i takimit, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger. Në seancën e parë të Forumit po marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Rumanisë dhe Maqedonisë, Titit Korlatean dhe Nikolla Poposki. Në këtë forum ndërkombëtar, ku po merr pjesë Kryeministri Thaçi, Kosova prezantohet me fusnotë.
(d.b/BalkanWeb)