E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres refuzon Napolin, do që të qëndrojë te Çelsi

Fernando Torres i mbyll derën Napolit të Rafael Benitez, edhe pse trajneri spanjoll u mundua të shfrytëzonte autoritetin e tij për ta bindur 30-vjeçarin që të transferohej në Serinë A. Pasi e aktivizoi rregullisht te Çelsi, tekniku spanjoll beson se “El Ninjo” mund të jetë zëvendësuesi ideal i Edinson Kavanit, sigurisht nëse për uruguajanin do të vinte oferta e duhur. “Dua të respektoj kontratën time me Çelsin dhe të shndërrohen sërish numri një në rolin tim. Nuk ka skuadër më të mirë se Çelsi për ta arritur këtë objektiv. Murinjo? Të gjithë sulmuesit e mëdhenj përfitojnë nga ai”, - ka thënë Torres.

Me pistën Torres të sfumuar, Napoli i hedh sytë nga Edin Xheko, për të cilin rezervoi fjalët më të mira edhe Roberto Mançini, ish-trajneri i Mançester Sitit. Sulmuesi shtatlartë boshnjak i pëlqen shumë Benitezit, por gjithçka do të varet nga largimi i mundshëm i Kavanit. Për 25 milionë euro marrëveshja mund të mbyllet lehtësisht, por presidenti De Laurentis nuk shquhet si një njeri që shpenzon shuma marramendëse.

(d.b/e.ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›