E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vizita e Daul për integrimin jo për fushatë

Kryeministri Berisha i është përgjigjur akuzave të kreut socialist Rama se kreu i Partive Popullore Evropiane, Jozef Daul kishte ardhur në Shqipëri për të bërë fushatë për të.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun kosovar Hashim Tahçi shefi i qeverisë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka theksuae se vizita e Daul kishte të bënte me integrimin dhe jo për fushatë.

"Zoti Daul erdhi me lajmin më të gëzueshëm për shqiptarët theksoi Berisha duke shtuar se ai bëri fushatë për të po aq sa bëri për të gjithë shqiptarët që duan të lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen.

"Z. Daul ka një rol të jashtëzakonshëm për proceset integruese të vendit. Vizita e tij ishte për procesin integrues të vendit tonë dhe çdo arsye tjetër është jo realist pasi shqiptarët e kanë të qartë se kush ishte lajmi që i solli miku i tyre ", ka deklaruar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›