E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD në festë, përkujtohen protestat studentore


Sot në orën 16:00 në sheshin "Skënderbej", Partia Demokratike çel festimet në nderim të protestave studentore që çuan në rrëzimin e regjimit komunist.
Prej javësh maxhoranca ka realizuar përgatitjet për një prej festimeve më të bujshme që ka organizuar ndonjëherë. Burime pranë PD-së, bëjnë të ditur se festa e 8 dhjetorit do të ndjekë modelin e festës së organizuar nga qeveria me rastin e anëtarësimit në NATO.
Mësohet se në foltoren e ngritur në sheshin "Skënderbej", përveç kryeministrit Sali Berisha do të flasin edhe ish-studentë që morën pjesë në protestat që rrëzuan regjimin komunist në Shqipëri.
Me rastin e kësaj feste në Shqipëri dje ka mbërritur edhe grupi irlandez "Sunrise Avenue", i cili do të përbëjë një nga suprizat e kësaj feste.
Edhe pse 8 dhjetori është festuar gjithnjë nga maxhoranca, ky miting në sheshin "Skënderbej" duket me shumë si një matje force me PS-në dhe për shumeëkeënd maxhoranca me festën e sotme do t'i tregojë PS-së se mund të mbledhë më shumë qytetarë në shesh dhe në mbrojtje të kauzës së saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›