E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD në minibashkinë 5, ndihmë të përmbyturve

Anëtarët e Partisë Demokratike të njësisë bashkiake nr 5 kanë dorëzuar në një nga bankat e nivelit të dytë kontributin e tyre të mbledhur për të dëmtuarit nga përmbytjet e Shkodrës.
Shuma që është mbledhur ka shkuar në 400 mijë lekë. Sipas tyre ashtu si gjithë shqiptaret me situatën e rëndë që ndodhi në Shkodër janë sensibilizuar edhe anëtarët e kësaj partie.
Megjithëse shuma e dorëzuar është simbolike, antarët e PD-së për këtë zonë shprehen se nëse të gjithë do të kontribonim me sa kemi mundesi atëherë mund t'i ndihmojmë vërtet të dëmtuarit nga përmbytjet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›