G-7 diskutime për rimëkëmbjen ekonomike

Rimëkëmbja globale ekonomike është tema kryesore e samitit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve anëtare të G-7, që të premten mbrëma do të mbahet në Kanada. Në takimin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bordit për stabilitet financiar dhe të Komisionit Evropian. është parashikuar që përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Italisë, SHBA-ve, Francës, Japonisë dhe Kanadasë të mos miratojnë konstatim pas samitit dy ditësh, që do të mbahet në qytetin Ikaluit të Kanadasë, 2.000 kilometra në veri të Montrealit. Në vend të kësaj, ministri kanadez i Financave Xhim Flahrti do të mbajë një konferencë për mediat, në të cilën do të informojë rreth punimeve me dyer të mbyllura gjatë samitit.