E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Kosova ka bërë përparime

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha sot në Stamboll se Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në fushën e sigurisë dhe kjo është arsyeja e reduktimit të trupave të KFOR-it.
Në takimin dy ditësh të ministrave të NATO-s, që po mbahet në Stamboll sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se megjithatë do të mbikëqyret situata e sigurisë në Kosovë dhe varësisht prej saj do të vazhdohet edhe me reduktimin e trupave të NATO-s.Diplomatët e NATO s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4000 në vitin 2011, njofton agjencia e lajmeve AP.
Kreu i NATO s, Anders Fogh Rasmusen, tha se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjera që lidhen me misionin në Kosovë. "Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit", tha Rasmusen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›