Haxhinasto apel Spanjes per njohjen e pavaresise se Kosoves

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti Ambasadorin e Mbreterise se Spanjes ne Tirane Manuel Montobbio. Kryediplomati shqiptar vleresoi bashkepunimin mes Shqiperise dhe Spanjes dhe shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe Spanja i jep procesit te liberalizimit te vizave dhe integrimit evropian te Shqiperise. Gjate ketij takimi bashkefolesit vleresuan bashkepunimin ne kuader te nismave te tilla si One UN Aleanca e Qyteterimeve Bashkimi per Mesdheun Procesi i Barcelones etj.
Ministri Haxhinasto cmoi bashkepunimin ne fushen e diplomacise kulturore dhe nenvizoi domosdoshmerine e thellimit te bashkepunimit ne fushen ekonomike. Ai mirepriti propozimet e pales spanjolle qe gjate shkembimit te vizitave te krereve te dy qeverive ne muajt e ardhshem te perfshihen edhe forume biznesi.
Ne perfundim te takimit ndersa ndane mendime mbi situaten ne rajonin e Ballkanit Perendimor Ministri Haxhinasto i kerkoi Ambasadorit Montobbio qe Spanja te rivleresoje qendrimin per te njohur pavaresine e Kosoves si nje kontribut per paqen stabilitetin dhe per integrimin e rajonit ne Bashkimin Evropian.