PD opozites: Bashkepunoni per "spiunet", do te jemi transparente
Partia Demokratike kerkon me insistim qe opozita te marr pjese ne hartimin dhe votimin e ligjit qe pritet te bej transparencen e funksionareve te larte ne vend ne lidhje me te kaluaren e tyre. Keshtu diten e djeshme deputeti i Partise Demokratike, Gjok Vuksani ju beri thirrje forcave te opozites qe ta mbeshtesnin nismen e demokrateve per hapjen e dosjeve. Sipas deputetit Vuksani, perfaqesuesit e opozites nuk duhet te kene frike nga hapja e dosjeve, pasi komisioni per verifikimin e tyre nuk do te bej gje tjeter vecse do te tregoj te verteten ne lidhje me te kaluaren e deputeteve te saj dhe nese ata kane qene pjese ose jo e ish-sigurimit te shtetit.
" Normalisht cdo njeri qe eshte i paster ai do te dale i paster dhe cdo njeri qe eshte i 'piste' do te zbulohet. Opozita nuk duhet te kete frike nga verifikimi sepse ashtu sic jane ashtu edhe do te dalin", deklaroi deputeti demokrat, duke i riftuar perfaqesuesit e opozites qe te diskutojne ne komision ne lidhje me kete nisme te rendesishme. Ne kuader te bashkepunimit dhe transaparences qe mazhoranca thekson se do te kete ne kete nisme, deputeti i PD-se deklaroi dje se verifikimi i figurave te rendesishme ne vend do te kryehet i plote. Sipas tij, verifikimit nga anma e komisionit te posacem qe do te ngrihet per kete ceshtje nuk mund ti shpetojne as ata deputete, ose drejtues te larte te administrates te cilet jane mund te jene kontrolluar edhe me pare. Ne deklaraten e tij per media, Gjok Vuksani thekson se per PD-ne eshte i rendesishem bashkepunimi me opoziten per kete ligj, pasi kjo parti kerkon qe nga kjo nisme te dal nje ligj sa me i mire i cili gezon konsensusin e te gjitheve. Dy dite me pare ne nje prononcim per mediat edhe kreu i grupit parlamentare te Partise Demokratike, Astrit Patozi i ka kerkuar opozites te rikthehet ne komisionin e ligjeve ne menyre qe te shqyrtoj se bashku me mazhorancen draftin e pergatitur ne lidhje me hapjen e dosjeve per ish-bashkepuntoret e sigurimit te shtetit.
F.Mejdini