Berisha ngushellon familjen e prefektit
" U nda nga jeta duke lene kujtim te mire per familjen dhe Lezhen"
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje ngushellimi ne familjen e te ndjerit Njazi Reci, Prefektit te Lezhes, i cili u nda nga jeta 2 dite me pare. Gjate vizites, kreu i qeverise
Berisha u shprehu familjareve ngushellimet e tij me te sinqerta ne lidhje me kete ngjarje te rende. "Erdha te shpreh ngushellimet dhe te nderoj njerin nga zyrtaret me te respektuar te shtetit shqiptar dhe nje nga bijte me te shquar te Lezhes, Prefektin Njazi Reci, i cili u nda dje nga jeta, nga familja, nga miqte dhe nga shoqeria", deklaroi kreu i qeverise ne familjen e te ndjerit. Sipas Berishes, gjate jetes se tij, Njazi Reci ishte i shquar si prind dhe qytetar shembullor, si nje qeveritar vendor i dashur dhe i respektuar nga i gjithe komuniteti, dhe si nje zyrtar i talentuar. Kreu i qeverise u tha familjareve se Njazi Reci kishte ikur nga kjo jete duke lene nje kujtim te mire per familjen dhe per komunitetin ku ai jetoi dhe punoi. " Ai u nda nga jeta duke lene kujtimin me te mire dhe emrin me te shkelqyer per familjen e tij, per qytetin e Lezhes, per shoqerine dhe per te gjithe miqte e tij", deklaroi Berisha gjate vizites qe kreu paraditen e djeshme ne familjen Reci. Dy dite me pare prefekti i qarkut te Lezhes, Njazi Reci si pasoje e nje infarkti ne zemer gjeti vdekjen e menjehershme.
Ngushellime nga Topi dhe Topalli
Kreu i shtetit, Bamir Topi dhe kryeparlamentarja, Jozefina Topalli permes mesazhe ngushelluan familjen e prefektit te Lezhes, Njazi Reci. Ne mesazhin e tij, Topi thekson se kete dite shume te dhimbshme kujtojme me respekt jo vetem Prefektin e Qarkut te Lezhes, por edhe mikun e vyer Njazi Reci, drejtuesin vendor me energji te pashterrshme dhe me zemer te madhe.