PD padit Armando Prenga

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paditi sot në Prokurori deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga, i cili akuzohet se goditi për shkak të detyrës.
Kallëzimi penal erdhi pasi në seancën e paradites Armando Prenga kishte sulmuar dhe goditur në fytyrë deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, në momentin që ky i fundit ishte duke folur në vendin e tij.
Padia e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është e shoqëruar edhe me videon me pamje të skenës së dhunës.
Disa muaj më parë Prokuroria pushoi çështjen në ngarkim të deputetit socialist Tom Doshi, i cili gjatë zhvillimit të seancës plenare kishte kërcënuar me jetë deputetin e PD, Gent Strazimiri.
Ngjarja e rëndë ndodhi në seancën e parë, që grupi i Partisë Socialiste vinte në sallën e seancave të Kuvendit, që pas dhunës së 21 janarit.