E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet banda e mjeshterve te makinave te vjedhura ne Kavaje e Tirane

Policia ka arrestuar gjashte pjesetare te bandes. Dokumentohet vjedhja e disa prej mjeteve te vjedhura

Pranga ne Tirane mjeshterve te vjedhjes se automjeteve ne Kavaje e Tirane nderkohe qe policia ka bllokuar kater automjete dhe dy kallashnikove si dhe nje sere veglash qe perdoreshin nga autoret e grupit per hapjen e makinave. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te policise se Tiranes nje dite me pare sipas te cilave ne kuader te operacionit policor te koduar Porosia e fundit i realizuar me sukses me aplikimin e gjere te metodave speciale te hetimit nga sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Kavaje bene te mundur ndalimin e nje grupi kriminal me tendence vjedhjet e automjeteve dhe te Armembajtjes dhe municioneve pa leje grup i cili vepronte ne Tirane e Kavaje. Ne pranga jane vene Xhavit Beu 22 vjec nga Kavaja Ervin Karruli 19 vjec nga Kavaja i denuar me pare per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor Elton Tafa 29 vjec nga Tirana i denuar me pare per vjedhje automjeti Shefqet Geca 38 vjec nga Tirana M. Gj. 16 vjec nga Tirana si dhe A. B. 16 vjec nga Kavaja. Sipas te dhenave policore ndalimi i tyre u be pas dokumentimit ligjor ku fale hetimeve ka rezultuar se jane bashkautor te nje sere vjedhjesh se automjeteve ne Tirane e Kavaje. Nderkohe pas kontrollit te banesave te personave te ndaluar u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sere veglash me te cilat dyshohet se te arrestuarit kane perdorur per te kryer vjedhjet e automjeteve ndersa aktualisht ne bashkepunim me Prokurorine e Kavajes po punohet intensivisht per dokumentimin e te tjera vjedhjeve te realizuara nga ky grup kriminal.

Operacioni

Nuk kane munguar denoncimet e shumta ne drejtim te policise qe te gjitha per vjedhje makinash qe te vene keta te fundit ne levizje per ndalimin e autorit. Cuditerisht sipas hetimeve te agjenteve te policise shumica e vjedhjeve te makinave perkonin te ishin kryer ne te njejten menyre per nga mekanizmi i vjedhjes. Faktet tregonin me se miri se mund te behej fjale per te njejtet persona qe vepronin kryesisht ne dy qytete Kavaje e Tirane. Pikerisht ky detaj ka bere qe agjentet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Kavaje te bien ne gjurmet e autoreve. Fale nje pune investigative te kryer me metoda special te hetimit policia e kryeqytetit ka bere te ditur se gjate oreve te vona te se martes eshte bere i mundur ndalimi i nje grupi kriminal me tendence vjedhjet e automjeteve dhe te Armembajtjes dhe municioneve pa leje grup i cili vepronte ne Tirane e Kavaje. Sipas policise nder vjedhjet e kryera nga ky grup eshte mundur te dokumentohet teresisht vjedhja e automjetit me targe KJ 6993 A Mercedes-Benz 200 ne pronesi te nje shtetasi automjet i vjedhur me date 1.2.2011 ne lagjen nr. 2 Kavaje automjetit me targe DR 3895 D tip Mercedes-Benz kamioncine ne pronesi te nje shtetasi i vjedhur me dt. 5.2.2011 automjetit tip Golf 3 me targe SK 1589 A ne pronesi te nje shtetasi ndodhur me dt. 26.1 2011 tek Fusha e Aviacionit Tirane si dhe te automjetit tip Mercedes-Benz 190 me targe TR 3656 T vjedhur me dt. 24.1.2011 ne Koder-Kamez.

Hetimi

Pas nje hetimi te gjate policia ka rene ne gjurmet e anetareve te grupit pas nje vjedhjeje te nje automjeti me targe DR 3895 D tip Mercedes-Benz kamioncine ne pronesi te nje shtetasi i vjedhur me 5 shkurt te ketij viti. Pas denoncimit te pronarit te automjetit sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise Kavaje jane vene menjehere ne ndjekje dhe ne gjurmimin e autorit te ngjarjes. Nga burime policore eshte mesuar se eshte mbajtur nen vezhgim e gjithe veprimtaria e nje te dyshuari nga Kavaja i cili ne te vertete vepronte edhe me pese bashkepunetore te tjere te tij. Arrestimi i njerit prej tyre dhe dokumentimi i plote ligjor i vjedhjeve te kryera ka cuar ne pranga edhe pese pjesetaret e tjere te bandes. Nderkohe qe pas nje kontrolli te ushtruar ne banesat e personave te ndaluar policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale automjetin me targe KJ 6993 A te gjitha pjeset e cmontuara te automjetit tip kamiocine me targe DR 3895 D nje shkop gome nje kompjuter laptop i markes HP 7 telefona celulare 50 000 leke te rinj vegla pune te vjedhura ne automjetin tip kamioncine si gjenerator aparat fresibel etj. dy automatik model 56 te kalibrit 7.62 mm te cilet u gjeten ne banesat e shtetasve Ervin Karuli dhe Elton Tafa si dhe nje kreher pistolete model 54 se bashku me 15 fisheke te cilit iu gjeten ne banesen e Shefqet Geces.

Te arrestuar

Xhavit Beu 22 vjec nga Kavaja

Ervin Karruli 19 vjec nga Kavaja i denuar me pare per Shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor

Elton Tafa 29 vjec nga Tirana i denuar me pare per Vjedhje automjeti

Shefqet Geca 38 vjec nga Tirana

M. Gj. 16 vjec nga Tirana

A. B. 16 vjec nga Kavaja

Sekuestruar

Automjeti me targe KJ 6993 A te gjitha pjeset e cmontuara te automjetit tip kamioncine me targe DR 3895 D

Nje shkop gome

Nje kompjuter laptop i markes HP

7 telefona celulare

50 000 leke te rinj

Vegla pune te vjedhura ne automjetin tip kamiocine si gjenerator aprat fresibel etj.

Dy automatik model 56 te kalibrit 7.62 mm te cilet u gjeten ne banesat e shtetasve Ervin Karuli dhe Elton Tafa

Nje kreher pistolete model 54 se bashku me 15 fisheke te cilit iu gjeten ne banesen e Shefqet Geca

Makinat e vjedhura

Automjeti me targe KJ 6993 A Mercedes-Benz 200 ne pronesi te nje shtetasi automjet i vjedhur me date 1.2.2011 ne lagjen nr. 2 Kavaje

Automjeti me targe DR 3895 D tip Mercedes-Benz kamioncine ne pronesi te nje shtetasi i vjedhur me dt. 5.2.2011

Automjeti tip Golf 3 me targe SK 1589 A ne pronesi te nje shtetasi ndodhur me dt. 26.01 2011 tek Fusha e Aviacionit Tirane

Automjeti tip Mercedes-Benz 190 me targe TR 3656 T vjedhur me dt. 24.1.2011 ne Koder-Kamez

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›