E Diel, 1 Nëntor 2026

PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për qendrat e posaçme për zgjedhjet lokale

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Partia Demokratike ka paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me vendimin e marrë pak javë më parë për rregullat e reja mbi krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe ngritjen e Komisionit të Qendrës së Votimit për zgjedhjet vendore.

Mësohet se nesër do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, i cili do të shqyrtojë padinë e depozituar nga PD-ja.

Në kërkesë-padi, demokratët kërkojnë konkretisht shfuqizimin e vendimit të datës 14.04.2026, të Komisionit Rregullator të KQZ-së, “Për krijimin e qendrave të posaçme të votimit, hartimin e listës së zgjedhësve dhe krijimin e komisionit të qendrës së votimit për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore”, duke e cilësuar atë si një akt të kundërligjshëm dhe antikushtetues.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›