PD, parti humaniste e mbështetur tek vizioni perëndimor dhe europian
Imami takim në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan
"Opozita na propozon taksa të larta progresive, që do të thotë mbyllje biznesesh, korrupsion dhe më pak punësim dhe më pak mbledhje të ardhurash për buxhetin e shtetit. Me taksën e ulët ne bëmë të mundur të mblidhnim mbi 10 miliardë më shumë se ata, dhe të ndërtojme vepra të mëdha publike siç janë rruga e Kombit, autostrada Elbasan – Tiranë, vepra me të cilat ne krenohemi”
Në një takim me banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, kreu listës së kandidatëve të PD, në qarkun e Elbasanit, Arben Imami i shoqëruar nga kandidati për deputet, Aurel Bylykbashi deklaroi se propozimet e opozitës për taksën progresive, synojnë të mbyllin vendet e punës, falimentojnë bizneset, rilindin korrupsionin si dhe të ulin të ardhurat në buxhetin e shtetit. Z.Imami bëri një përmbledhje të investimeve gjatë këtyre viteve, si investimet në infrastrukturë, rritja e rrogave dhe pensioneve, zbutja e papunësisë, investimet publike, në kohën kur i gjithë rajoni është i përfshirë në krizë. Ai vlerësoi veprën më të madhe infrastrukturore të këtij mandati qeverisës, autostradën Tiranë – Elbasan dhe tunelin e Krrabës e cila afron Elbasanin me Tiranën në vetëm 20 minuta. “Opozita na propozon taksa të larta progresive, që do të thotë mbyllje biznesesh, korrupsion dhe më pak punësim dhe më pak mbledhje të ardhurash për buxhetin e shtetit. Me taksën e ulët ne bëmë të mundur të mblidhnim mbi 10 miliard më shumë se ata, dhe të ndërtojmë vepra të mëdha publike siç janë rruga e Kombit, rruga me tunel Elbasan – Tiranë që ne krenohemi me to”- u shpreh z.Imami. Ai solli në vëmendje se gjatë kohës së PS nuk ka pasur asnjë metër rrugë të shtruar me asfalt në zonat rurale. “Kurse sot janë gati 8000 kilometra, në Elbasan nuk kemi gjetur asnjë kilometër, ndërsa sot janë me qindra. Qarku i Elbasanit ka qenë një qytet që ka pasur investime shumë të mëdha”, tha Imami, duke renditur këto investime si ne universitetin “Aleksander Xhuvani” internet dhe bibliotekë on- line e këtij universiteti per Imamin është një arritje e madhe për tu përgëzuar, spitali i ri obstetric – gjinekologjik me një investim prej 4 milion dollarësh që do të hapet së shpejti, që sipas Imamit, “këto i bën vetëm kjo qeveri”.
Duke u ndalur tek punësimi, si një nga perspektivat më të mëdha, ai cilësoi atë të rrugës Elbasan - Tiranë, Boshti i Jugut dhe se, shumë shpejt Elbasani do të nisë të prodhojë energji falë 50 hidrocentraleve në Librazhd, tre HEC-eve, ku do të punësohen me mijëra punëtorë, dhe më e rëndësishmja është që Elbasani do të ketë energji. PS bëri që atë qe te mbyllnin energjine, madje edhe shtepite funksiononin me gjeneratore dikure, klubet po ashtu, bizneset qendronin bosh, dhe sigurisht kjo nuk ishte rruga e zhvillimit, sepse PS ka menduar gjithmone per vete. Por shqiptaret kane te drejte te jetojne mire, kane te drejte per rrugen, qendrat shendetesore, kane te drejte te jetojne mire kudo qe te jene”, tha Imami.
Edhe nje here ai ka fajesuar kreun e opozites Edi Rama per pengimin e deputeteve lindur dhe rritur ne Elbasan per te votuar “pro” ndërtimit të tunelit të Krrabës. Sikurse, vijoi ai, votuan kundër projekteve në bujqësi, protestuan kundër anëtarësimit në NATO, bllokuan statusin, bojkotuan parlamentin si dhe organizuan 21 janarin. “Sepse Edi Rama mendon se nëse Sali Berisha e fut Shqipërinë në Europë ai ka pak shanse për të fituar. Po ata nuk kanë bërë vetëm këtë bllokim, e nisën me bilbila në parlament, në altarin e një kombi, nuk pranuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme të vitit 2009, bojkotuan parlamentin për gjashtë muaj, vazhduan me grevë urie, me 21 janarin, vazhduan mandej edhe me mos votimin e tre ligjeve që do të kishim marrë statusin e vendit kandidat. Por, nuk është vetëm status, por janë para, programe për shëndetësinë, arsimin, e bujqësinë, duke i bërë një dëm të madh Shqipërisë në këto katër vite, dëm i cili reflekton drejtpërdrejt në kushtet e ekonomisë të çdo njërit prej nesh”, tha Imami.
Në fund të fjalës së tij, z. Imami e cilësoi PD-në si një parti humaniste, të mbështetur tek një vizion perëndimor dhe Europian, i mbështetur tek liria që shembi diktaturën, korrupsionin, si një parti që futi vendin në NATO, si një parti që liberalizoi vizat. “Ne me forcën, energjinë tonë, me një vizon të qartë për zhvillimin e këtij vendi, për më shumë mirëqenie dhe integrim sëbashku do të fitojmë në datën 23 qershor”, perfundoi Imami.
Imami takim me biznesin fason
Heqja e tatimit për rrogat nën 30 mijë lek, rrit të ardhurat dhe investimet
Në vijim të bashkëbisedimeve me përfaqësues të biznesit, kreu i grupit të deputetëve të PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami zhvilloi një takim me një subjekt tjetër fasonerie, biznes ky nga më të rëndësishmit, ku prodhohen veshje për firma të njohura si ajo e NAVIGARE-s. Imami ka vlerësuar bashkëpunimin maksimal midis politikave të qeverisë, mbështetjes administrative midis palëve, punëmarrësit dhe punëdhënësit, që sipas z. Imami është baza e suksesit të çdolloj organizate. “Lajmi mbi heqjen e tatimit mbi pagën për rrogat nën 300 mijë lekë të vjetra është shumë pozitiv, sigurisht që ne duam të mbështesim në radhë të parë punësimin, sepse kur punëmarrësi ka për të paguar më pak për taksat do të përpiqet që këto para t’i zhvendosë në kushte më të mira. Nga ana tjeter mund te punesoje me shume njerez, ne keto kohe te veshtira ku biznese te fasonerise jane shume te varura nga konjukturat nderkombetare, per shkak te krizes. Por interesi jone eshte qe te gjithe te punojne sa me shume, dhe do ta keni mbeshtetjen tone”, tha Imami. Duke u ndalur tek energjia elektrike e cila tete vjete me pare mungonte ne te shumten e dites, Imami tha se “eshte nje zgjidhje qe parate e taksave te shkoje nga sipermarresi tek punonjesi, ndersa te mos harrojme hapjen e tre HEC-eve, dhe 50 te tjerave do te sjelle hapesire ne investimet e reja ne fushen e industrise jane te pambarimte ne kete pikepamje, ashtu edhe nga pikepamja tjeter Elbasani do te jete vetem 20 minuta larg Tiranes. Sepse aty ku shkon rruga, aty ku shkon energjia aty shkon puna, jam i bindur se hapesira per bizneset do te jete shume shume me e madhe”, u shpreh ai. Nga ana tjetër vetë biznesmenë trë kësaj fasonerie, theksuan se rruga Elbasan – Tiranë do të ketë një sukses të madh për më shumë investime, dhe “kjo rrugë na ka jep një avantazh të madh, dhe shumë shpejt do të vërshojnë shumë investitorë këtu në Elbasan. Rruga do na sjellë më pranë me portin dhe aeroportin”.
Takim me komunitetion gramshiot, në Elbasan
Vota për PD-në, votë për zhvillimin dhe punësimin
Kreu i grupit të deputetëve të PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami i shoqëruar nga kandidati per deputet, Aurel Bylykbashi, kanë zhvilluar një takim edhe me komunitetin gramshiot në qytetin e Elbasanit. Z.Imami shprehu bindjen se edhe qyteti i Gramshit ashtu si edhe Peqini i cili që nga viti 2005 voton për të djathtën, do të votojë PD-në dhe projektet e saj zhvillimore. Duke e vënë theksin edhe tek rruga e re e premtuar nga kryeministri i vendit Sali Berisha ne lidhje me investimin e 10 kilometrave me te shkurter te aksit Banje – Elbasan. “Ne do te bejme neser nje rruge per 2000 banore siç eshte Kukuri me nje fond prej 13 milion dollar, sepse ajo qe eshte e sigurte eshte se rruga do te shkoje kudo, do te behen te tera”, tha Imami. Me kaskaden e Devollit do te ndertohet edhe nje liqen, dhe mbas kater vitesh jam i sigurte qe Gramshin nuk do ta njihni edhe ju qe jeni gramshiote, sepse do te kete me shume pune, me shume investime. E ardhmja e Gramshit do te jete shume e mire, puna ka filluar ne hidrocentralin e Banjes me pergatitjet, po shtrohen linjat e tensionit, po shtrohen rruget e punes nga dy kompani shqiptare, ku ne total brenda nje viti do te punesohen 5000 njerez”, tha Imami. Ai shtoi se “Gramshi do te jete prioritet ne 4 vjeçarin e ardhshëm. Jap fjalen time se do te ecim keshtu, prandaj kerkoj edhe mbeshtetjen tuaj si komunitet”, u shpreh ai. Ai iu referua dhe investimit madhor siç është Kaskada e Devollit, e cila gjeneron mijër vende të reja pune.
Komuniteti gramshiot ka vlerësuar këtë takim të kreut të shtabit elektoral të PD në qarkun e Elbasanit, Arben Imami. Ata e kanë vënë theksin tek ndryshimet e ndodhura në Gramsh gjatë këtyre viteve, duke deklaruar se me ndërtimin e Hidrocentralit të Gramshit një pjesë e këtij komuniteti do të rikthehen në qytetin e tyre. “Ka qenë një rreth i integrimit të njerëzve dhe do të kthehet në një rreth që njerëzit do të shkojnë për qejf, dhe këtë e arriti vetëm Partia Demokratike”- tha një qytetar i këtij komuniteti.