Bogdani: Asnjë sasi e veshjes mavi nuk mund të fshehë dëshpërimin e Ramës nga humbja e pritshme
Deklaratë e deputetit demokrat, Gerti Bogdani
“I çoroditur si gjithmonë, mbrëmë në Opinion ne pamë akoma më shumë deklarata të inatosura dhe retorika boshe të Edi Ramës. Dhe ende asnjë plan të vetëm konkret për të krijuar vende pune ose për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në fakt, çdo herë që Rama u pyet për të detajuar ndonjë zgjidhje specifike, ai sulmoi për tu mbrojtur, duke kërcënuar se do të largohej nga studio në vend që ti përgjigjej pyetjeve të qytetarëve.
Sërish, Edi Ramës iu bë pyetja e thjeshtë “si”? Si do ta financojë ai monopolin qeveritar të kujdesit shëndetësor? Si do ta ulë krimin? Sa do t’i rrisë ai taksat? Dhe sërish, Rama refuzoi të përgjigjej – sepse Edi Rama nuk ka asnjë plan dhe asnjë zgjidhje për të ndihmuar qytetarët e thjeshtë. Atij i intereson vetëm vetja dhe pushteti i tij. Ndërkohë, Rama vazhdoi të fshehë të vërtetën për skemën e tij të rritjes së taksave e cila do të shkatërrojë vendet e punës. Dhe i vetmi premtim që bëri Rama ishte se do të krijonte një strukturë të re për të hetuar qytetarët, gjë që është e frikshme dhe pjesë e sistemit të kaluar.
Ne e dimë që Edi Ramës i pëlqen të bllokojë dhe bojkotojë- por mbrëmë ai bllokoi dhe bojkotoi qytetarët duke refuzuar t’i përgjigjej pyetjeve dhe devijoi në përpëlitje sysh, të bërtitura dhe kërcënime. Asnjë sasi e veshjes mavi nuk mund të fshihte dëshpërimin e Ramës mbrëmë teksa bëhët gjithnjë e më e qartë që ai do të humbë.
Kryeminstri Berisha dhe demokratët kanë ndërmarrë veprime konkrete për të krijuar punësim dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve, dhe qytetarët mund të shohin dhe të prekin zhvillimin vetë ndërsa udhëtojnë në rrugë të reja, ndërsa dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla të reja dhe përfitojnë nga taksa e ulët e sheshtë prej 10%.
Dhe ndryshe nga Edi Rama, Berisha dhe demokratët kanë një plan për të vazhduar me hapjen e vendeve të reja të punës, plan të cilin qytetarët mund ta lexojnë në ëëë.perpara.al.
Demokratët kanë bërë shumë, por ne e dimë që ka ende shumë për të bërë, dhe për këtë ne kemi një plan real!”