Zgjedhjet në Ballagat, qeveria fond shtesë KQZ
TIRANË- Qeveria vendosi t'i akordojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një fond shtesë, prej 1 milion e pesëqind mijë lekësh, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme, për kryetarin e komunës Ballagat, (Qarku Fier), që do të mbahen më 2 gusht 2009.
Sipas vendimit ky fond ndahet për paga e sigurime, si dhe materiale e shërbime.
Të dielën (2 gusht) në Ballagat do të mbahen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të kësaj komune, pas shkarkimit nga detyra për abuzime të kryekomunarit të mëparshëm. Subjektet që do të konkurrojnë zyrtarisht në këto zgjedhje janë Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.