E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e vrasjeve te 21 janarit pozicionet nga ku qelluan gardistet

TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se kryeqytetit i ngritur per demonstraten e 21 janarit pas keqyrjes dhe rikeqyrjes se vendit te ngjarjes ka arritur te identifikoj vendet nga ku mendohet se gardistet e pozicionuar kane qelluar ne drejtim te turmes duke lene te vrare tre demonstrues dhe shtate te tjere te plagosur.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te hetimit te cilet sqaruan se eshte krijuar edhe skema e vendit te ngjarjes nje kopje te cilit Shekulli e ka siguruar. Sipas kesaj skeme dhe te dhenave te organit te akuzes dyshohet se vrasja e tre demonstruesve dhe disa nga te plagosurve ka ardhur vetem nga dy gardiste te cilet edhe jane identifikuar.


Emrat e tyre per arsye hetimi sipas organit qendror te akuzes nuk behen te ditur por dyshohet se vend pozicionet e tyre ne momentin e hapjes se zjarrit jane identifikuar. Nga skema e krijuar nga keqyrja dhe rikeqyrja e vendit te ngjarjes qe u be gjate dites se djeshme nga prokuroret e ceshtjes eshte krijuar dyshimi i arsyeshem se te shtenat me pasoj vdekjen dhe plagosjen e demonstruesve kane ardhur nga tre pozicione te ndryshme nga efektivet e njesise speciale te Gardes se Republikes.


Te shtenat e drejtuara ndaj demonstruesve dyshohet se kane ardhur nga gardistet qe ndodheshin ne pjesen mes kryeministrise dhe kangjellave te rrethimit ne krahe te piramides nen hijen e disa pishave.


Zjarri i dyte drejt turmes nga i cili mendohet se eshte vrare edhe shtetasi Ziver Veizi ka ardhur nga gardisti tashme i identifikuar ne tunelin e kryeministrise pamja e te cilit eshte fiksuar nga shume media vizive. Si dhe vendosja e gardistit tjeter qe dyshohet per vrasje eshte pozicioni i tre gardisteve qe ndodheshin ne cep te nderteses se kryeministrise prane portes se thyer nga demonstruesit-thuhet nga burimet e organit qendror te akuzes.


Sipas ketyre burimeve dyshohet se nga armet e vetem dy gardisteve kane gjetur vdekjen tre viktimat ndersa plagosja eshte kryer nga armet e tyre dhe gardisteve te tjere. Grupi hetimor deri me tani dyshon se vrasja e tre demonstruesve ka ardhur nga dy gardistet qe ndodheshin njeri tek tuneli ne krah te kryeministrise i fokusuar edhe nga pamjet filmike dhe njeri nga cepi i kryeministrise qe ndodhej ne pjesen ballore prane deres se thyer nga demonstruesit-thuhet nga organi i akuzes.


Ky dyshim tashme i ngritur sipas tyre vjen per shkak se ne keto dy pozicione jane gjetur nje sasi e konsiderueshme gezhojash 9 mm dhe se fushe pamja me vendet ku jane qelluar demonstruesit eshte e qarte. Por saktesimi i qarte i ketyre pasojave sipas prokurorise do te vij pas ekspertizes balistike dhe krahasuese te predhes se gjetur ne trupin e viktimes dhe gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes.


Pervec ketyre te dhenave tashme te siguruara mesohet se skema eshte rindertuar edhe nga keqyrja e vendit te ngjarjes qe eshte bere mesditen e djeshme nga prokuroret e ceshtjes. Ata kane keqyrur edhe shkurret qe ndodhen ne oborrin e kryeministrise per djegie te mundshme pasi ne trupin e viktimes Veizi predha ishte demtuar dhe kishte djegur pjese te ketyre bimesive qe ndodhen ne oborrin e kryeministrise.


Skema e vrasjeve te Gardes

Kjo skeme e ofruar sot ekskluzivisht nga Shekulli bazohet ne te dhenat hetimore zyrtare konkretisht ne ato qe ka deklaruar ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Shtetit rreth ngjarjeve te 21 janarit.


Vrasjet jane kryer jashte territorit te kryeministrise gje e cila e vendos garden dhe kryeministrin si kreu i hierarkise se saj ne nje pozicion shume delikat perballe ligjit.


Asnje nen apo rregullore nuk toleron vrasjet e demonstruesve jashte gardhit te kryeministrise qofshin ata edhe te dhunshem.
Aktualisht mbahet pezull ekzekutimi i urdher-ndalimeve per kreret e gardes ndalime keto te cilat do te nxirrnin nese urdhrin e ka dhene komandanti i gardes ministri Basha apo kryeministrin Sali Berisha.


Ne skeme eshte pozicioni i viktimave ne momentin fatal kur plumbat u kane marre jeten. Ne skeme ndodhen edhe vendndodhjet e gardisteve nga ku hetimet konstatojne se eshte hapur zjarr. Ne vendet ku shenohet gezhoja jane gjetur shume gezhoja 9 mm te njejta me predhat qe kane vrare tre protestuesit kane cuar ne koma nje te katert dhe kane plagosur dhjetera te tjere.


Gezhoja te tilla jane gjetur vecanerisht ne tri pika te vendqendrimit te gardisteve shiko skemen a-ne dritaren poshte zyres se Sali Berishes b-nen nje pishe afer kesaj dritareje dhe c-ne pjesen e perparme te rrethimit te godines. Dyshimet jane te forta se vetem dy nga gardistet jane autore te vrasjeve cka nenkupton se njeri prej tyre ka vrare dy nga protestuesit.


Vec faktit qe viktimat jane vrare jashte territorit ku ka te drejte te veproje Garda nje nga te dhenat me te frikshme te hetimit ka te beje me kohen e vrasjeve. Vrasjet jane kryer jo ne momentet e acarimit te situates nga nje grup protestuesish por ne momentet kur demonstrata ishte shkrehur dhe nuk kishte me rrezik per askend.


Pas vrasjeve ka nisur edhe nje vale dhune mbi qytetaret e mbetur ne bulevard mbi kalimtare te rastit dhe mbi kliente te lokaleve private te zones. Vrasjet ne kushtet e shkrehjes se demonstrates flasin per vrasje me paramendim gje qe e rendon edhe me shume situaten e krereve te gardes Bashes dhe Berishes dy zyrtaret e vetem qe mund te japin urdher per te qelluar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›