PD prezantoi kandidatët për kryetar në tri komuna

Në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen këtë vit Partia e Drejtësisë do të garojë në 26 Komuna. Në 8 komuna me kandidatë të saj, ndërsa në komunat ku nuk kanë kandidatë do të kandidojnë vetëm për asamblistë tha kryetari i kësaj partie, Ferid Agani.
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani prezantoi sot tre kandidatë: Afrim Tafili kandidat për komunën e Kaçanikut, Abdullah Klinaku për Suharekë dhe për komunën e Vushtrrisë,Bajram Tërshana.
Kryetari i PD-së Ferid Agani shprehu bindjen se kandidatët e nominuar janë të denjë të udhëheqin me qytetarët e komunave nga vijnë.