E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon protesta e shitësve ambulantë

Shitësit ambulant vazhdojnë të protestojnë në sheshin “Nënë Tereza”, duke kërkuar nga komuna vazhdimin e lejeve të punës. Ata janë të shqetësuar, sepse thonë këtë punë e kishin burim të ekzistencës për familjet e tyre, transmeton KTV. Inspektorati komunal arsyetohet me faktin se këta të fundit po pengojnë qarkullimin e qytetarëve, sidomos në orët e mbrëmjes. Nga ana tjetër shitësit thonë se do vazhdojnë protestën derisa të merret vendimi se ku ata do vendosen për të vazhduar biznesin e tyre, pasi që nuk kanë ndonjë mundësi tjetër. Ndërsa Drejtori i Shërbimeve Publike,Agim Gashi i ka thënë KTV-së se i takoi protestuesit dhe u tregoi atyre që kryetari Isa Mustafa e ka formuar një komision i cili do të lejojë vendosjen e shitësve ambulantë jo vetëm në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Sipas Gashit komisioni do t’i shpërndajë ata nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›