E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosje në Mitrovicë, dorëzohet dorasi

Dje rreth orës 11:20 është plagosur me armë zjarri E. M, rreth 44 vjeç shqiptarë nga Mitrovica. Ngjarja ka ndodhur në fsh Shupkovc, tek pompa e derivateve AL-Petroll. Dorasi më të shkrepur armen ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kanë dale gjitha njësitë relevante , skuadra rajonale e hetimeve dhe krim teknika ku kishin gjetur dhe identifikuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm, qe dyshohet te jetë përdorur ne rast, Gjendja e viktimës pas tretmanit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

“Hetuesit e njësisë rajonale te hetimeve bazuar ne informatat te dhëna nga viktima kanë arrit të identifikojnë identitetin e te dyshuarit, ( M. H. 56) vjeç, Shqiptar Shtetas i R.K, me urdhër të prokurorit të shtetit policia janë vë në kërkimin e të dyshuarit përfshi edhe shtëpinë e tije dhe disa lokalitet tjera por nuk kishin hasur”, bënë të ditur Policia Rajonale e Mitrovicës.

Rreth orës 22:15min te datës 28.08.2013 i dyshuari ( M. H) ishte vetë dorëzuar në polici me vete ka dorëzuar edhe armën e llojit revole TT, kal 7.62mm, me numër serik E-57622, me të cilën dyshohet se është kryer vepra e Tentim Vrasjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit Policor për 48 orë. Rasti po hetohet nga skuadra rajonale e hetimeve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›