E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon pas deklarates se PS-se Rama me zerin e Rucit akuza absurde

Selia e Partisë Demokratike, reagoi me anë të Zëdhënëses së saj, Albana Mustafaraj, pas deklaratave të sotme të kreut të grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi duke e e cilësuar atë absurde nga selia e PS, dhe se hipoteza e rivotimit është kryekëput qesharake dhe mashtruese.

Sipas kësaj deklarate, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, z. Lulzim Basha që ka marrë 81 vota më shumë se sa kandidati tjetër, nuk ka asnjë arsye ligjore dhe morale të kërkojë të mbysë zërin e qytetarëve, që i kanë dëshmuar atij mbështetjen më të madhe.

“Edi Rama ka një histori të gjatë të mospjesëmarrjes në procesin ligjor, të justifikimit të humbjes duke mosnjohur votat që hidhen kundër tij, të akuzave, alibive për ta përbaltur këtë proces, në të gjitha rastet kur rezultati nuk është në favor të tij. Ky zotëri e zgjidh problemin duke ndërmarrë një seri akuzash absurde, vetëm e vetëm për të përbaltur procesin zgjedhor. “, tha Mustafaraj.

Në reagimin e PD-së thuhet me tej se sot me zërin e Gramoz Ruçit shtron problemin e mospërputhjes së tabelave të rezultateve, dhe për këtë mospërputhje, nuk ka paraqitur asnjë ankesë në Komisionin Zonal të Tiranës, ndonëse ligjërisht ka patur 72 orë afat.

Më tej në të thuhet se përveç kësaj, ai nuk paraqiti për këtë çështje, as edhe një ankesë të vetme, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, edhe pse kishte 72 orë të tjera afat sipas ligjit, për të paraqitur çdo ankesë që dëshironte pranë këtij komisioni.

“Partia Demokratike u bën me dije qytetarëve shqiptarë se në përputhje me Kodin Zgjedhor, çdo forcë politike ka patur të drejtën ligjore të paraqesë çdo ankesë, si para KZAZ- së Tiranës ashtu edhe pranë KQZ-së, për çdo problem që kishte të bënte me procesin zgjedhor. Përveç këtyre, që nga data 23 maj deri më sot, Z. Rama në Kolegjin Zgjedhor dhe KQZ, ka paraqitur jo më pak se 5 ankesa disa prej të cilave absurde, që dje u detyrua ti tërheqë sërish vetë. Por nuk ka paraqitur dot asnjë ankesë të vetme për mospërputhjen e të dhënave në tabela. “, tha zëdhënësja e PD-së.

Ajo vijoi se Siç dihet, në qendrat e votimit, forcat politike kanë përfaqësim të balancuar, por mesa duket Z. Rama sërish do të ndërmarrë, sulmet për korruptimet e komisionerëve të PS, për të justifikuar humbjen e tij në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Ai do të ndërmarrë tashmë sulmin ndaj komisionerëve të tij për korrupsion, ashtu siç bëri për të justifikuar humbjen edhe në vitin 2009.

“PD thekson se pretendimet e sotme të Z. Rama, të cilat nuk i paraqiten KQZ-së, dëshmojnë se ai ka frikë nga shqyrtimi i çdo tabele, sepse do ta fundosë atë më thellë, dhe humbjen e tij dëshiron ta mbulojë me akuzat banale për korruptimin e komisionerëve. Ftojmë qytetarët shqiptarë ti shtrojnë një pyetje z. Rama. Pse ju nuk i ngritët këto probleme në afatin kohor të ankimimit në KZAZ dhe KQZ, prej 144 orësh, apo pritët që në emrin tuaj ti ngrejë Partia Demokratike ? Ne kemi besim se shqiptarët dinë të lexojnë mirë, përpjekjet e Z. Rama, i cili për dy vite me radhë, kërkoi rinumërimin e votave, për zgjedhjet e vitti 2009, edhe pasi Gjykata për mungesë faktesh e kishte hedhur poshtë këtë kërkesë. Ndërsa, nga data 8 maj deri më sot, nuk shqipëron qoftë edhe një herë të vetme, fjalën rinumërim votash, ndonëse nuk ka asnjë vendim gjykate për zgjedhjet vendore të vitit 2011. Ai nuk guxoi dot ta shqipërojë këtë fjalë, sepse e di që çdo proces vetëm thellon humbjen e tij. “, tha zëdhënësja e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›