Gjendet eshtrat e dy te pushkatuarve ne vitin 1984

Pas 27 vitesh jane gjetur eshtrat e dy te pushkatuarve nga rregjimi komunist. Eshtrat e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojes jane gjetur mesditen e se shtunes ne fshatin Kuc ne Shkoder ne afersi te antenave te radios shteterore. Kane qene familjare te dy te pushkatuarve ne vitin 1984 qe pas kerkimesh te shumta duke germuar vete kane mundur te gjejne eshtrat.
Zef Ndoja vellai i te pushkatuarit Tom Ndoja tregon se vellai i tij dhe Sokol Sokoli te dy nga Shkodra vuanin denimin si te burgosur politik ne Qaf Bari. Me 22 maj 1974 ne kete kamp te burgosurish pati nje revolte qe u pasua me pushkatimin e Tom Ndojes dhe Sokol Sokolit si organizatore te saj ndersa u varrosen pa e ditur te afermit.
Pas vitit 1990 kur ndryshoi sistemi kemi kerkuar mjaft. Na eshte vene ne dispozicion nga arkivat e ministrise se brendshme nje harte ne forme skice qe ishte si orientim per vendin ku mund te ishin varrosur dy te pushkatuarit e Qaf Barit. Kemi kerkuar mjaft por vetem sot mundem ti gjejme. Ndihem i lehtesuar si asnjehere ne jete qe munda te gjej eshtrat e vellait tim qe deri tani ishte pa varr shprehet Zef Ndoja.
Ne afersi te fshatit Kuc ne Shkoder eshte germuar nje zone rreth 400m deri ne gjetjen e eshtrave te dy te pushkatuarave ndersa gjithcka eshte bere nga familjaret e tyre.