E Martë, 3 Nëntor 2026

PD reagon për importin mishit të pulës nga Brazili: Skandal i rëndë, siguria ushqimore çështje e Sigurisë Kombëtare

TIRANË, 29 mars/ATSH/- Partia Demokratike ka reaguar sot përmes anëtarit të Kryesisë, Grigels Muçollari lidhur me importin mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë nga Brazili dhe që sipas AKU-së është bllokuar.

Muçollari shprehet se “AKU pretendon se ka rënë në gjurmë të salmonelës që në doganën e portit. Por, nuk ka kryer detyrën për bllokimin e menjëhershëm. Pra, një pjesë e madhe e kËsaj sasie ka hyrë në treg”.

Ai shprehet se “ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet”.

PD kërkoi transparencë të plotë për këtë ngjarje duke e konsideron sigurinë ushqimore si çështje të Sigurisë Kombëtare.

“Partia Demokratike do të angazhojë specialistët më të mirë dhe gjithë burimet e duhura për ta garantuar produktin ushqimor, për fëmijët tanë, për prindërit tanë, përmes një platforme që parashikon përmbysje totale të gjendjes aktuale, që nga ndërhyrjet ligjore e deri tek ofrimi i standardeve europiane në analizimin dhe trajtimin e rasteve. PD do të rrisë kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastrukturë, për të bërë të mundur parandalimin e rasteve”, u shpreh përfaqësuesi i PD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›