E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te premten mblidhet Asambleja e PS-se per platformen elektorale

Partia Socialiste pritet të mbledhë paraditen e se premte Asamblenë Kombëtare. Mësohet se kryetari Edi Rama do të paraqesë platformën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Kryesocialisti pritet të përqendrohet tek oferta politike që partia më e madhe në opozitë do t’i propozojë elektoratit. Mësohet se zoti Rama do të bëjë një pasqyrim të të gjitha takimeve dhe tryezave të zhvilluara mbi ekonominë, arsimin, shendëtësinë, zhvillimin infrastrukturor.
Po ashtu, Rama do të ndalet edhe në qendrimin që Partia Socialiste, si partia më e madhe opozitare, ka në raport me procesin e integrimit europian, si dhe pozicionin e saj në raport me përmbushjen e tre prioriteteve që Komisioni Europian i ka lënë kalës politike shqiptare për të përmbushur.
Detajet mbi programin politik, pritet t’ia bëjë me dije anëtarëve të Asamblesë, Sekretari për Programin Ilir Beqja.
Gjithashtu, Asamblea Kombëtare e Partisë Socialiste do të diskutojë edhe mbi zgjedhjen e kryetarëve të degëve të partisë në disa bashki, process i cili duhet të kishte përfunduar prej shumë kohësh.
Ne mbledhjen e asamblese sipas asaj qe ka deklaruar pak dite me pare anetari I levizjes “nano per fitoren e socialisteve”, Enver Reci, vete ish-kryetari I PS-se do te prezantoje prezantojë një platformë politike, qëllimi i së cilës është shuarja e sherreve brenda partisë dhe strukturave të saj vendimmarrëse. Por nuk ka nje konfirmim zyrtar nga kjo levizje nese zoti Nano te marre pjese ne mbledhjen qe do te mbahet diten e premte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›