PD shton sulmet ndaj Rames

Nje dite pasi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i kerkoi doreheqjen kryeministrit Berisha, demokratet kane intensifikuar sulmet politike kunder kreut te opozites.
"Ka mbi 5 muaj qe Rama mban peng dosjen e ish-zyrtareve te larte. Me politiken e tij te re, kreu socialist po ndjek nje forme te propagandes hoxhiste", u shpreh zedhenesi i deputeteve demokrate.
Pak me vone, zedhenesi i Partise Demokratike, Gerti Bogdani, iu rikthye ceshtjes Trebicka dhe i beri thirrje zotit Rama te kerkoje ndjese publike per mitingun e para nje muaji te opozites.
"Rama, i cili u perpoq t'i paraqiste shqiptareve nje vdekje aksidentale si vrasje politike, duhet te kerkoje ndjese per mitingun e turpit per te manipuluar per qellime te ujeta personale aksidentin e nje njeriu", tha Bogdani.