Ekstradimi i Drizes, Uruguaji shqyrton dosjet

Materialet per ekstradimin e tij ne Shqiperi jane derguar nga Ministria e Drejtesise ne Ministrine e Jashtme dhe mandej ky institucion i ka percjelle nepermjet Argjentines per ne Uruguai, vendin ku mbahet i izoluar Driza.
Zyrtarisht Ministria e Drejtesise pohoi se kerkeses per ekstradimin e 50-vjecarit, i eshte bashkangjitur edhe vendimi i gjykates shqiptare i vitit 2002, sipas te cilit Bashkim Driza denohet ne mungese me 16 vjet burg per vepren e mashtrimit ne bashkepunim.
Sipas vendimit te gjykates Driza pergjate viteve 1996-1997, në bashkëpunim me persona të tjerë ka krijuar fondacionin "Populli" dhe përmes kësaj veprimtarie ka mashtruar rreth 300 mije shtetas, duke pervetesuar prej tyre shumën e 870 milionë lekëve.
Megjithate autoritetet vendase nuk mund te parashikojne nese do te realizohet apo jo ekstradimi i ish bosit te firmes piramidale, megjithese ne rastin e tij Shqiperia dhe Uruguai do te ndjekin nje procedure tjeter per shkak se dy vendet nuk kane marreveshje ekstradimi me njera-tjetren.
Nese Uruguai do t'i thote “po” ekstradimit te Bashkim Drizes, atehere ai do te sillet sipas parimit te te drejtes nderkombetare te reciprocitetit, qe do te thote se ai do te shkembehet me nje shtetas uruguajan te kerkuar.