Banorët protestë kundër qeverisë: I shiti tokat Fazliçit
Banorët e Porto Romanos zhvilluan sot një protestë. Ata shprehen se qeveria i mashtroi, duke ju thënë se toka e tyre ishte e helmuar, për t’ia shitur atë për “5 lekë” Fazlliçit. Ky i fundit ka pranuar se ka blerë toka me çmim të lirë në Porto Romano për ti shitur disa fish më shtrenjtë.
PORTO ROMANO - Banorë dhe aktivistë të lëvizjes “G99” protestojnë në Porto Romano pikërisht në tokat e blera nga serbo-boshnjaku Damir Fazllicc dhe ku pretendohet të ngrihet një park i madh industrial. Banorët thonë se janë mashtruar nga qeveria pasi u kishte thënë se toka ishte e helmuar, por në të vërtetë ia shiti atë Fazlliccit.
“Ne jetojmë në dy Shqipëri, njëra ajo e Berishës dhe tjetra e të gjithë shqiptarëve. Fëmijët tuaj nuk kanë shanset të informohen se ku do shitete toka lirë dhe ku do shitet toka shtrenjtë” ka thënë Erion Veliaj, kreu i një NGO-jë, në këtë protestë.
Më tej njëri nga banorët e pranishëm në protestën e zhvilluar në Porto Romano ka deklaruar pretendimet që u janë dhënë në momentet kur kanë pretenduar tokën. “Propoganda ka qenë që këtu është zonë e helmuar dhe të mos ndërtonin asgjë dhe një njeri i vetëm e dinte që toka ishte milionere”, shprehen banorët.
Damir Fazlic, i ka akoma pa paguar një sasi parash në euro Erion Velise dhe organizatës MJAFT, pasi kjo e fundit e hodhi atë në gjyq për shkak të një sondazhi.
(a.r/news24/balkanweb)