E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD shtron sot darkë për fitoren e Nishanit, fton edhe Islamin e Dulen

Share

Nuk ftohet vetëm Oketa, për të cilin PD thotë se ka votuar kundër Nishanit. Oketa: Ku e kuptuan, a nuk ishte votim i fshehtë?

Deputetët e mazhorancës do e festojnë fitoren e Bujar Nishanit me një darkë të shtruar në restorantin Sofra e Ariut, aty ku preferon të shfaqet kryeministri Sali Berisha pasi mbaron punë me zgjedhjet. Kështu bëri më 8 maj, kështu po bën edhe tani.

Në darkë janë ftuar edhe deputetët aleatë të LSI, PDIU edhe PR. Por mësohet se në darkë janë ftuar edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe deputeti Kastriot Islami, të cilët morën pjesë në votim. Nuk është ftuar Gazmend Oketa, për të cilin PD mendon se ka votuar kundër Nishanit. Vetë Oketa thotë se nëse vota ka qenë e fshehtë, si e ka kuptuar PD se ishte ai që votoi kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›