SHBA: Shqiptarë veproni, të enjten iniciativa e pazakontë
Ambasada amerikane nuk e ka bërë asnjëherë më parë! Dhe ambasada amerikane e ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë bërë vërtetë të gjitha në Shqipëri. Aktiviteti që është menduar të organizohet të enjten në Tiranë kapërcen gjithçka: duket sikur indiferenca jonë, ajo që ndodh, i ka bërë të dëshpërohen e të vendosin duart në kokë. Duket sikur, nga miqtë e përhershëm të rrugës së Elbasanit na vjen apeli ekstrem: ACT NOW! Bëj të dëgjohet zëri yt!
Aktiviteti sensibilizues do të organizohet të enjten dhe janë të ftuar vetëm qytetarët dhe ku do të mungojnë tërësisht zyrtarët e lartë. Aktiviteti Panair për qytetarët, do të drejtohet nga gazetari dhe showmeni Adi Krasta, ndërsa do të jetë edhe një video-mesazh nga Ismail Kadare. Aktiviteti nis në Teatrin Kombëtar e përfundon te Galeria Kombëtare e Arteve, nga ora 11:00- 14:00./shqiptarja.com