E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD thotë se faji për shtimin e korrupsionit është i Edi Ramës dhe Delijorgjëve

Tiranë, 17 Nëntor NOA - Transparency International botoi raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri për vitin 2009 ku konstatohet se Shqipëria ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar.

Për këtë fakt, ka reaguar Partia Demokratike. Erla Mëhilli, zëdhënëse e kësaj partie vlerësoi se shkaku kryesor i kësaj rënie qëndron në disa abuzime korruptive sipas partisë më të madhe qeverisëse dhe përmendi tre të tilla: 

1) Qytezën Rama Delijorgji me 51 pallate

2) Në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008 ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit. 

3) Qëndron në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë. 

Këtu qëndron dhe shkaku kryesor i uljes së pikëve mbasi lejet e ndërtimit në vlerësimin e korrupsionit kanë peshën specifike më të lartë se të gjitha proceset e tjera.

Në këtë pikë, Mëhilli tha se kjo praktikë korruptive po merr fund dhe Shqipëria do të ngjisë me shpejtësi shkallët e suksesit, mbasi në muajt e ardhshëm hyn në fuqi Ligji i ri i Urbanistikës që përcakton afatin 45 ditor për dhënien e një leje dhe parimin heshtja është miratim.

Kështu do të bjerë në këtë mënyrë është Kështjella e fundit e korrupsionit në Shqipëri që është Bashkia e Tiranës, - ka përfunduar reagimi i PD-së.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›