E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha thirrje opozitës të kthehet në Kuvend

Kryeministri Berisha i ka bërë sërish thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë duke i cilësuar shpërndarjen e fletushkave nga kreu i opozitës Rama në lagjen "Komuna e Parisit" në kryeqytet si trakte theksoi se këto nuk janë komunikimi më i duhur që kjo forcë politike mund të bëjë. Berisha gjithashtu shtoi se protesta e 20 nëntorit e opozitës i ngjan asaj të 4 prillit kur ndërkohë që Shqipëria anëtarësohej në NATO opozita ndërmerrte hapa që ndillnin zi në këtë ditë feste.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë do të legalizohen edhe 5000 banesa në Kamëz ku fondi prej 9 mijë dollarë do të shkojë në kompesimin e ish pronarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›