Topalli në OKB, takohet me homogë të saj

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë konferencës së New Yorkut, ka bëtrë një sërë takimesh të rëndësishme me homologët e saj në vende të ndryshme të botës. Kështu Topalli ka takuar kryetaren e parlamentit të Indisë, Meira Kumar për të diskutuar për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Ajo e ftoi zonjën Kumar për të bërë një vizitë në Shqipëri. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ky ishte takimi i parë i dy kryetarëve të parlamenteve respektivë.
Gjatë takimit me krerët e parlamenteve, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi kryetarin e ri të sapozgjedhur të parlamentit të Indonezisë, Marzuki Alie dhe diskutoi me të për zhvillimet në rajon duke u ndalur te Kosova. Zonja Topalli shprehu dëshirën për të patur shkëmbime të vizitave të delegacioneve parlametare me Indonezinë.
Kryetari i Bundestagut gjerman, zoti Norbert Lammert, i sapozgjedhur për herë të dytë në krye të Bundestagut e ftoi zonjën Topalli për një vizitë zyrtare në Gjermani. Kryetarja e Kuvendit shfrytëzoi rastin për të falënderuar Gjermaninë, Bundestagun dhe Qeverinë gjermane për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë Shqipërisë në përpjekjet dhe proceset e saj integruese. Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Bundestagut gjerman diksutuan së bashku mbi zhvillimet e fundit.
Në konferencë, zonja Topalli u takua edhe me Kryetaren e Parlamentit të Austrisë, Barbara Prammer, e cila pritet të vizitojë Shqipërinë në vitin e ardhshëm.
Kryetarja e Kuvendit u takua gjithashtu me përfaqësuesin e lartë të Kinës, Afrikës të Jugut dhe Presidentin e IPU-së.
Zonja Topalli u prit në një takim të veçantë nga Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Asha Rose Migiro. Në takim u diskuta mbi përpjekjet që Shqipëria po bën për mbrojtjen e të drejtave të grave, për ndërgjegjësimin për parandalimin e sëmundjes së kancerit dhe për plotësimin e Objektivave të Mijëvjeçarit.
Gjatë qëndimit të saj në OKB, Kryetarja e Kuvendit u takua me numrin dy të Misionit Amerikan në Kombet e Bashkuara, Rose Marie Dicarlo, ku u bisedua për Kosovën, progresin që ka arritur ky vend, përpjekjet për të rritur numrin e vendeve që njohin shtetin më të ri të botës.
Gjatë bisedës, u vlerësuan zgjedhjet lokale të së djelës, zgjedhje të qeta e të lira, shenjë e pjekurisë dhe e rritjes së demokracisë së shqiptarëve dhe të Kosovës.