E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD urdhëron: Votoni para orës 11-të

votime-kuti2Votoni para orës 11:00. Ky është urdhri më i fundit i Partisë Demokratike, lëshuar për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.

Burime për TemA thonë se sipas urdhrit, çdo punonjës i administratës është i detyruar jo vetëm të votojë para orës 11:00, por dhe të tregojë voton për Partinë Demokratike.

Gjatë kësaj fushatë, administrata shtetërore jo vetëm që është detyruar të marrë pjesë në mitingjet elektorale të partisë në pushtet, por edhe të garantojë votën për të.

TemA ka bërë publike formularët që punonjësit e administratës janë të detyruar të plotësojnë në qendrat e tyre të punës, duke garantuar votën për Partinë Demokratike.

Ndërsa janë shpërndarë qindra e-maile, që dëshmojnë se jo vetëm punonjësit e administratës, por dhe familjarët e tyre janë nën kontrollin e aparatit të partisë në pushtet.

Në të përcaktohen detyrat e qarta si dhe përgjegjësinë që ka çdo punonjës i administratës, edhe për votën e familjarëve të tij në zgjedhjet e 23 qershorit.

Një nga kushtet kryesore është që çdo punonjës të votojë para orës 11:00 të ditës së nesërme dhe të tregojë votën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›