PD zgjedh krerët e komisioneve parlamentare, Basha: Do mbrojmë administratën nga revanshi
TIRANE-Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar në mbledhjen e sotme përfaqësuesit e tij për në komisionet parlamentare që drejtohen nga opozita.
Grupi parlamentar ka zgjedhur deputeten Majlinda Bregu si kryetare të komisionit parlamentar të Integrimit, Genc Pollo, kryetar i komisionit të Medias dhe Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë.
Në përfundim të mbledhjes, kryetari i PD-së, Lulzim Basha sulmoi mazhorancën, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe frymë konfliktualiteti.
“Ky është një fillim i mbrapshtë i qeverisë së re. Qeveria e re e nisi punën me konfliktualitet, mungesë të thellë transparence midis asaj që thuhet dhe bëhet.”- deklaroi Basha.
Kryetari i demokratëve theksoi se PD do të asistojë me të gjitha format ligjore të gjithë punonjësit e administratës, nëse do të shkarkohen pa të drejtë nga vendet e punës.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PD zgjedh krerët e komisioneve parlamentare, Basha: Do mbrojmë administratën nga revanshi