Operacioni "Ura", 6 në pranga për drogë

Një operacion i Prokurorisë së Krimeve Rënda në bashkëpunim edhe me autoritetet italiane i koduar "Ura" ka bërë të mundur arrestimin e 6 personave për trafik droge, ndërsa një prej tyre ndodhet aktualisht në burg duke shënuar numrin shtatë të akuzuarve për këtë vepër penale.
Ndërkohë mësohet se prej një viti ky grup i strukturuar kriminal ushtronte aktivitetin e tij si brenda ashtu edhe jashtë shqipërisë, duke kaluar drogw nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe në drejtim të Italisë.
Ndërkohë burime nga Prokurora e Krimeve të Rënda bënë të ditur se i arrestuari që ndodhet në burg që prej 2005, Indrit Dokle, u cilësuar si anëtar i Bandës së Durrësit, ka qenë pjesë e këtij grupi duke i ndihmuar shokët e tij për të trafikuar drogën me anë të telefonit që nga qelia e burgut që qendron aktualisht.