PS Mazhoranca bllokon zgjidhjen

Partia Socialiste ben pergjegjese Partine Demokratike si pengese per zgjidhjen e krizes ne vend. Sipas deputetes Valentina Leskaj ne mbledhjen e sotme te Komitetit Nderparlamentar te Stabilizim Asociimit deputetet demokrate treguan mungese vullneti per rrugezgjidhje.
Ne nje konference per media Leskaj theksoi se mazhoranca tregoi mosdeshire per te gjetur zgjidhjen duke refuzuar edhe propozimin e eurodeputetes Doris Pack kur dihet qe ajo eshte mbeshtetese e se djathtes shqiptare.
Zonja Pack propozoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar dhe amendimin per hetimin e kutive te materialeve zgjedhore. Ky amendament u mbeshtet nga te gjithe deputetet e delegacionit te PE-se dhe deputetet e Partise Socialiste por nuk u pranua nga ata demokrate te cilet nuk dhane argumenta te qenesishme lidhur me veprimin e tyre tha Leskaj.
Sipas saj PS kishte negociuar prej kohesh per te arritur ne nje deklarate perfundimtare per daljen nga kriza por ishte PD ajo qe refuzoi amendamentin e Pack.