E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderi i policise shtyhet procesi

Ka nisur me shtyrje procesi ndaj tre ish zyrtareve dhe tre biznesmeneve qe jane nen akuze per tenderin e policise shqiptare i cili sipas qendrimit te task force ne prokurori perfshinte afera deri ne 170 milione leke.

Ne Gjykaten Penale te Tiranes ishin te pranishem Redi Popesku ish-specialist ne Ministrine e Integrimit biznesmenet Ilir Sulo Agush Sadiku Artan Berberi ndersa perfaqesohej nga avokati i tij ish drejtori i pergjithshem i Prokurimeve ne Ministrine e Brendshme Bujar Murati.

Duke qene se nen akuze pervec tyre jane edhe kater firmat Euro 2000 shoqeria Sadiku shoqeria Gjergjefi dhe shoqeria Bashllari dhe per to duhej paraqitur prokurore perfaqesimi para gjykates gjyqi u shty pas dy javesh. Ish-zyrtaret dhe biznesmenet akuzohen per korrupsion pas nje operacioni te bujshem qe u zhvillua nje vit me pare.

Ata fillimisht u prangosen per dyshimet e aferave mes ish zyrtareve te larte dhe biznesmeneve per perzgjedhjen e firmave qe do merreshin me uniformen e policise e duke shmangur keshtu firmat e tjera konkurruese. Ne dosjen e akuzave prokuroria mbeshtetet tek pergjimet telefonike ndaj te pandehurve megjithese keto pergjime jane rrezuar pak kohe me pare nga Gjykata e Larte si te pavlefshme pasi jane kryer sipas kolegjit ne shkelje te procedurave persa i perket afateve ligjore.

Thene ndryshe sapo procesi gjyqesor te nise prokurori do te ndodhet ne pozite te veshtire per tu mbrojtur akuzat e tij para gjykates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›