E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI, si nje SH.A e madhe

Amos Dojaka*

Tanime Partia per Drejtesi dhe Integrim eshte bere nje parti parlamentare. Dikush nga ne do te marre pjese kater vjetet e ardhshem ne parlament dhe do te mbroje atje ceshtjen tone kombetare. Sot Partia per Drejtesi dhe Integrim eshte nje parti e rendesishme e panorames politike; kete e tregon interesimi i shoqerise shqiptare, i politikes dhe i mediave qe ndjekin me vemendje zhvillimet ne partine tone.

Kush i ka meritat ne kete sukses? Si duhet administruar ai, qe te mos humbim kete moment historik dhe ta realizojme aspiraten e prinderve tane, e gjysherve tane, amanetet e tyre? Jemi ne nje udhekryq! Do te biem ne gabimet e partive te vogla qe mbeten te tilla, apo u zhduken, duke ndjekur verberisht interesat e kryetareve? Do t'ia leme fatin e kesaj ceshtje ne dore nje individi, apo te gjithe komunitetit cam dhe miqve te tij si ne nje shoqeri aksionere? Nese ne do te funksionojme si nje shoqeri aksionere e te gjithe komunitetit, te gjithe atyre qe e kane te shenjte ceshtjen tone, sepse ceshtja came del pertej kufijve te nje krahine, atehere ne do te rritemi. Dhe do te realizojme objektivat tona kombetare. Ne nuk jemi me shoqate miqsh, e kusherinjsh, por nje parti parlamentare.

Pas nje heshtje dy vjecare, me shqetesimin e se ardhshmes, pas mbledhjes se deshtuar te kryesise se partise, vendosa qe te perfshihem ne debatin qe ka lindur brenda PDI-se. Partia jone eshte e te gjitheve, jo e nje administratori te veteemeruar ne nje kongres me nje kandidat te vetem qe dhe Enver Hoxha do ta kishte zili. Nuk kisha folur deri tani per te mos shtuar percarjen brenda PDI-se, si ne parti te tjera shqiptare apo ballkanike. Por ne nje moment kyc si ky, kur kryetari do te privatizoje kete fitore historike, nuk mund te heshtja. Dhe ja si i mendoj une arsyet e suksesit tone (jo te kryetarit), dhe si duhet ta cojme ate me lart!

Analiza e suksesit tone dhe deshtimit te kryetarit

Suksesi qe kemi arritur i detyrohet te gjithe atyre shqiptareve qe na votuan, came dhe jo came ne te gjithe Shqiperine. I detyrohet te gjithe atyre qe u mobilizuan ne te gjithe territorin: qe sakrifikuan kohe, energji, para, ne sherbim te fitores se perbashket. Ketu merita kryesore i takon padyshim dy deputeteve tane, Dashamir Tahirit, dhe Nimet Musait, dy djemve te shquar te Camerise qe se bashku moren me shume vota se kurre me pare ne qarqet ku garuan. Ata moren ne dy qarqe mbi 10 mije vota nga 14 mije qe mori PDI-ja ne gjithe republiken. E quaj deputet Nimetin, pavaresisht se fale lobimit te dobet te kryetarit tone u humben 5000 vota te marra ne qarkun e Fierit. Dashamiri, nje biznesmen i suksesshem, i respektuar ne komunitetin vlonjat, mori jo thjesht vota camesh, por dhe bashkeqytetaresh qe e vleresojne per integritetin e tij.

Ky sukses i detyrohet ndergjegjesimit te gjithe komunitetit nepermjet aktiviteteve te shumta nderkombetare, mbajtjes se hapur te ceshtjes sone ne media me ndihmen e miqve te shumte, came dhe jo came, miqve te PDI-se dhe jashte PDI-se qe e kuptojne se pa zgjidhjen e ceshtjes came nuk ka zgjidhje perfundimtare te ceshtjes shqiptare. I detyrohet pse jo dhe mikut tone Shpetim Idrizi, qe megjithese brenda nje partie tjeter e ka perfaqesuar kete ceshtje me kuraje dhe force ne parlament dhe jashte tij.

Kjo arritje e madhe nuk eshte merite e nje kryetari anadollak dhe obskurantist qe sot pretendon te marre meritat dhe te perfshihet ne pazare personale. Nen udheheqjen e tij PDI-ja, nga 16 500 vota ne zgjedhjet e 2005, u ul ne 15 mije ne zgjedhjet e 2007, dhe 14 mije ne zgjedhjet e 2009. Ne Tirane ku banojne mbi nje milion banore dhe ku lista kryesohej nga emri i Tahir Muhedinit, PDI-ja mori vetem 1200 vota! Me pak se ne Patosin shume here me te vogel se Tirana ku PDI mori 1400 vota! Ne te gjithe qarqet, me perjashtim te Fierit dhe Vlores, PDI u tkurr ne vota, megjithese duhet te ndodhte e kunderta. PDI mund te merrte me shume nese do mbrohej vota e Fierit; nese do kishim nje paraqitje serioze te kryetarit tone ne media; nese votat tona, investimi yne nuk do shkonte majtas sic ishte rasti i fundit i votimit ne Keshillin Bashkiak te Tiranes te kryetarit te veteemeruar te partise.

Me 1200 vota te marra ne qytetin e Tiranes, kryetari kerkon me sharlatanizmin e tij te beje presion ndaj qeverise se re per te rrembyer karrige nga kjo mazhorance. Aq me keq kerkon te hedhe balte dhe mbi ata njerez qe me kurajen e tyre civile kane ngritur zerin ne parlament si vellai yne Shpetim Idrizi. Sipas informacioneve qe kam, midis Idrizit dhe Muhedinit mund te kete patur nje bisede shoqerore per angazhimin parlamentar te Idrizit ne mbrojtjen e ceshtjes came, por nuk ka as marreveshje gojore, as me shkrim. Dhe eshte e turpshme qe bisedat konfidenciale te dalin ne media. Kujt i sherben kjo bolori?

Kryetari i veteemeruar nuk ka merite ne suksesin e Dashamirit dhe Nimetit qe eshte suksesi yne. Kush nuk ka sukses, nuk ka force. Ai mund te perfaqesoje vetem veten e tij dhe jo ne. Forca eshte e atyre qe kane merite ne sukses; forca na takon ne gjithe komunitetit, dhe jo njerezve shterpe qe mundohen te kapen pas nje kocke imagjinare.

Per keto arsye i bej thirrje kryesise se partise te dale nga kjo amulli karrigesh te hamendesuara prej kryetarit dhe te gjeje forca brenda vetes per te kuptuar gjithcka ka ndodhur. Anetaret e kryesise duhet te shkojne ku eshte suksesi. Atje eshte dhe forca. Atje eshte mandati per te negociuar me PD per perfaqesimin tone dinjitoz ne qeverisje dhe per permbushjen e objektivave tona kombetare.

Nuk dua te vazhdoj te hap kutine e Pandores, per nje arsye te vetme: dua qe cdo debat te kaloje ne qetesi dhe ne maturi, virtyte te rralla te ketij komuniteti.

Beteja jone tani spostohet ne parlament ku s'na linin te hynim. Prandaj une mbeshtes fuqimisht Dashamir Tahirin dhe Shpetim Idrizin, mbrojtesit e ceshtjes came ne parlamentin e ardhshem. PDI-ja do te jete pjese e qeverisjes se djathte qe do ta kete ne axhenden e vet zgjidhjen e ceshtjes came si kurre me pare. Per fat te mire, Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe nuk mund te trajtohet njelloj si ka ndodhur deri tani.

*Ish-sekretar i Pergjithshem i PDI


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›